TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Punëtorët e sektorit të ndërtimtarisë të ekspozuar në temperatura të larta e pa masa mbrojtëse

Ministria e Shëndetësisë po bën thirrje për mos ekspozim ndaj temperaturave të larta. Mirëpo punëtorët e ndërtimtarisë, përveç që janë të ekspozuar, disa madje nuk po i përdorin mjetet mbrojtëse. Kjo është arsyeja që sipas ekspertëve çon në fatalitet. E Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat dhe Inspektorati i Punës sjellin të dhëna kundërthënëse lidhur me vdekjet e punëtorëve si shkak i kushteve të punës.

by Albiona Hajdari
3 vjet ago
0
A A
Punëtorët e sektorit të ndërtimtarisë të ekspozuar në temperatura të larta e pa masa mbrojtëse

“Qytetarë të dashur, kujdes nga temperaturat e larta! Qëndroni në hije. Shmangni aktivitetin fizik të mundimshëm gjatë temperaturave të larta”

Janë këto vetëm disa thirrje të Ministrisë së Shëndetësisë për të mos u ekspozuar në diell gjatë temperaturave të larta.

Mirëpo masat e rekomanduara për shëndetin nuk po përfillen nga të gjithë.

Janë këta punëtorët e sektorit të ndërtimtarisë, të cilët përveç ekspozimit ndaj temperaturave të larta, disa prej tyre madje nuk kanë as pajisje mbrojtëse të punës.

E mungesa e tyre sipas ekspertëve të sigurisë dhe shëndetit në punë mund të jenë fatale për punëtorët.

“Si rezultat i mungesës së pajisjeve mbrojtëse mund të vijë deri te një aksident apo tek një fatkeqësi me fatalitet. Së dytë mund të jetë fakti që jo të gjitha vendpunishtet mobile apo ato të cilat janë të dedikuara për ndërtim i plotësojnë kushtet për nga aspekti teknik dhe i pajisjeve kolektive mbrojtëse. Pastaj mungesa e stafit të kualifikuar nga punëdhënësi është një mangësi e madhe që çon deri tek këto aksidente”, thotë Lirik Veselaj, ekspert i sigurisë dhe shëndetit në punë.

Këto janë arsyet që sipas Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, rastet e vdekjeve të punëtorëve në vendin e punës janë rritur.

“Realisht numri i punëtorëve që po humbin jetën në vendin e tyre të punës po rritet. Krahasuar me vitin e kaluar është një rritje jashtëzakonisht e madhe. Deri në fund të qershorit të këtij viti kemi 14 raste që po themi se është numër shumë i madh. A përkujdesin nuk janë duke e bërë as institucionet që janë obligative ndaj këtyre kompanive. As sigurinë minimale nuk janë duke e bërë pronarët e kompanive”, thotë Jusuf Azemi nga kjo sindikatë.

Por të dhënat nga Inspektorati i Punës tregojnë se raste të vdekjeve këtë vit ka më pak.

“Ju informoj se statistikat tona zyrtare nuk tregojnë se rastet e vdekjeve si pasojë e kushteve të punës janë rritur nga vitit i kaluar, përkundrazi janë ulur. Ju njoftoj se për periudhën Janar-Qershor, 2023 janë evidentuar 5 vdekje si pasojë e kushteve të punës në subjekte të ndryshme në Republikën e Kosovës”, thotë Hekuran Niçki, inspektorati i punës.

Sipas këtij institucioni, gjatë vitit 2022, 15 punëtorë humbën jetën si pasojë e kushteve jo të mira të punës.

Tags: punetoret e ndertimtariseTemperaturat e larta
ShareTweet

Postime të ngjashme

GLPS-ja prezanton pesë prioritete për Këshillin Prokurorial të Kosovës

GLPS-ja prezanton pesë prioritete për Këshillin Prokurorial të Kosovës

​“Kupa e Pavarësisë” mbledh 60 sportistë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

​“Kupa e Pavarësisë” mbledh 60 sportistë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

NATO për bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri-Kroaci: Kontribuuese për paqen dhe stabilitetin në rajon

NATO për bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri-Kroaci: Kontribuuese për paqen dhe stabilitetin në rajon

​Zgjedhjet në PDK dhe AAK, analistët: Të jenë reale e jo formale

​Zgjedhjet në PDK dhe AAK, analistët: Të jenë reale e jo formale

Këto dhurata nuk duhet t’ia jepni personit të zemrës për Shën Valentin

Anushiq: Bashkëpunimi Kroaci-Kosovë-Shqipëri, s’ ka asgjë kontestuese dhe nuk rrezikon askënd

Anushiq: Bashkëpunimi Kroaci-Kosovë-Shqipëri, s’ ka asgjë kontestuese dhe nuk rrezikon askënd

Hamza fton qytetarët të bashkohen në protestë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë

Hamza shpërndan video nga përgatitjet për marshin e 17 shkurtit: Drejtësi, jo politikë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën