tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Presidentja greke thotë se ndaj Kosovës kanë qasje konstruktive, por nuk e njohin

tëvë1 nga tëvë1
27/03/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Greqia nuk do të ndryshojë qëndrim sa i përket njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur  presidentja e këtij vendi Katerina Sakellaropoulou.

Ajo për mediumin serb “Politika”, tha se Greqia ndjek qasje pragmatike dhe konstruktive me Kosovën.

“Në të njëjtën kohë, Greqia, përveç qëndrimit të saj të njohur për statusin e Kosovës dhe besnike ndaj politikës së saj në Ballkanin Perëndimor, ndjek një qasje pragmatike dhe konstruktive në raport me Kosovën, e cila synon forcimin e stabilitetit si dhe një lëvizje të përgjithshme drejt integrimit në BE të të gjithë rajonit, që është qëllimi ynë strategjik”, tha ajo.

Ajo ka thënë se mbështesnin anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

“Ky është pozicioni që Greqia e ka mbrojtur dhe promovuar vazhdimisht për dekada. BE-ja nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor”, tha Sakellaropoulou.

Vizitat e ndërsjella të udhëheqësve të Kosovës dhe Greqisë viteve të fundit janë shpeshtuar.

Greqia është në mesin e pesë vendeve të Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës.

 

 

Tags: GreqiaKosovanjohja

Tjetër largim nga Kosova, edhe Berisha kalon te Shqipëria

04/10/2023

Hovenier: SHBA-ja, e gatshme ta këshillojë Kosovën për statutin e Asociacionit

04/10/2023

Ndryshojnë linjat e Trafikut Urban

04/10/2023

Shefja e UNMIK-ut me konsulta të rregullta në Beograd, para seancës së Këshillit të Sigurisë për Kosovën

04/10/2023

Konjufca: Nëse s’ka kapacitet për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, nuk ja vlen me ekzistu legjislatura

04/10/2023

Nuk votohet asnjë marrëveshje ndërkombëtare

04/10/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.