TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Politikani serb: Gjeneratat e reja nuk e dinë të vërtetën për Kosovën

Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikola Sanduloviq, për tëvë1 ka deklaruar se gjeneratat e reja në Serbi po manipulohen nga partia ne pushtet e Aleksandar Vuçiqit dhe prandaj dinë shumë pak për krimet që janë kryer ne Kosovë nga shteti serb. Ai mes tjerash, shprehet skeptik për të ardhmen e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, deri sa në krye të shtetit serb është Aleksandar Vuçiq. 

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
Politikani serb: Gjeneratat e reja nuk e dinë të vërtetën për Kosovën

Është nga të rrallët politikanë serbë që ka kërkuar falje publikisht për krimet që ka kryer Serbia në Kosovë gjatë vitit 1998-1999.

Ai madje ka bërë edhe homazhe në Prekaz për të nderuar familjen Jashari.

Nikola Sanduloviq, gjatë një intervistë dhënë për Tëvë1 ka krahasuar regjimin e Aleksandar Vuçiqit me atë të Millosheviqit.Tutje ai e sheh si shqetësuese që gjenerata e reja në Serbi dinë shumë pak se çfarë ka ndodhur në të kaluarën dhe për krimet që janë kryer në Kosovë.

“Gjeneratat e rejat nuk e dinë të vërtetën për krimet që kanë bërë serbët, dhe ndryshimet të cilat njëmend kanë dëshiruar t’i bënin demokratët, ata merren me politikën, analizojnë gjërat, por janë të hutuar, të filtruar, çdo ditë me anë të medieve, dhe u mësohet të urrejnë shqiptarët, e as vetë nuk e dinë arsyen për këtë”, ka thënë ai për Tëvë 1.

Sanduloviq, thotë se presidenti aktual i Serbisë ushtron kontroll të plotë mbi shtetin.

“Ai ka okupuar të gjitha institucionet, lidhjet me krimin, gjykatën, policinë, me politikanët që ka blerë, opozitën e korruptuar, dhe fatkeqësisht, nuk e di si do t’ia dalë Evropa ta largojë Vuçiqin nga pushteti para vitit 2027”, thotë ai.

Politikani serb ka folur edhe për çështjen e dialogut mes të dyja vendeve, ku thotë se Vuçiq asnjëherë nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës.

“Mendoj se Vuçiq vetëm ka blerë kohë me këto lëshimet e fundit, që shqiptarët mund të udhëtojnë nga Kosova me tabelat e tyre, dhe dokumentet që Evropa i njeh, por në themel mendoj që nuk do të ndryshojë asgjë, problemet vetëm sa do të fillojnë tash që Vuçiq është në fazën e katërt të pushtetit. Ai kurrë nuk do të pranojë pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në institucionet ndërkombëtare. Nuk mendoj se diçka do të ndryshojë këtë vit, përkundrazi, mendoj se do të ketë shumë më tepër gjëra të komplikuara,siç ishte sulmi terrorist në Banjskë, një akt që ka qenë nën kontrollin e sigurt të qeverisjes serbe”, thotë Sanduloviq.

Sanduloviq ka kritikuar edhe një pjesë të komuniteti ndërkombëtar, që siç thotë ai po e mbështesin Vuçiqin.

“Problemi kryesor padyshim është që Vuçiq ka përkrahjen, ka përkrahjen e disa strukturave në Evropë,si dhe, fatkeqësisht,e them me shumë pikëllim, përkrahjen e strukturave të caktuara në Amerikë, e që udhëhiqen nga Richard Grenell, dhe politikanë tjerë  të korruptuar në qeverisjen e SHBA-ve. Nuk di pse askush nuk i merrte parasysh paralajmërimet e mia,pse u lejua të vinim në këtë situatë. Me këtë rast do të doja t’i përcjellja porosinë, edhe politikanëve evropian, edhe amerikan, pse heshtin? Pse i mbyllin sytë ndaj mundësisë për zgjidhjen e problemit,që të ketë paqe, qetësi,që ky regjion të ecën përpara,e jo të mbetemi në hijen e luftërave që na kanë ndodhur”, thotë politikani serb.

Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikola Sanduloviq, ishte në Kosovë  gjatë 15 vjetorit të pavarësisë, ku bëri homazhe tek varrezat e Jasharajve së bashku me krerët shtetëror të Kosovës.

Tags: Politikani serbeVuçiq
ShareTweet

Postime të ngjashme

Importimi më shumë se 1 milion euro në ditë, KEK dhe KEDS fajësojnë njëra-tjetrën

KEDS njofton për reduktimet e planifikuara për të shtunën, shumë vende mbesin pa rrymë

Spahiu: Kurti duhet të kërkojë që tani kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për president

Spahiu: Kurti duhet të kërkojë që tani kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për president

Nis numërimi i votave me postë, KQZ vazhdon procesin e përfundimit të rezultateve

Nis numërimi i votave me postë, KQZ vazhdon procesin e përfundimit të rezultateve

Qeveria ndan 500 mijë euro për qytetarët e Kosovës të prekur nga situata e sigurisë në Lindjen e Mesme

Qeveria në detyrë emëron Këshillin për Raportim Financiar dhe miraton ndarje buxhetore

Sokoli largohet nga Malisheva

Sokoli largohet nga Malisheva

Importimi më shumë se 1 milion euro në ditë, KEK dhe KEDS fajësojnë njëra-tjetrën

KEDS njofton për reduktimet e planifikuara për të shtunën, shumë vende mbesin pa rrymë

Mbyllet pa fitues ndeshja Kanadaja – Bosnja, ndeshja përfundon 1:1

Mbyllet pa fitues ndeshja Kanadaja – Bosnja, ndeshja përfundon 1:1

Emisioni “Këndi i Debatit” 12.06.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 12.06.2026

Një i vrarë dhe 10 të plagosur nga të shtënat në Teksas, sulmuesi gjendet i vdekur

Një i vrarë dhe 10 të plagosur nga të shtënat në Teksas, sulmuesi gjendet i vdekur

Prishtina prezanton Selmanin

Prishtina prezanton Selmanin

Spahiu: Kurti duhet të kërkojë që tani kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për president

Spahiu: Kurti duhet të kërkojë që tani kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për president

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën