Ka përfunduar pas më shumë se tri orë bastisja e dytë në argjendarinë e cila gjendet në rrugën “UÇK” në Prishtinë, e cila lidhet me rastin e grabitjes së një argjendarie në Suharekë.
Këtë e ka bërë të ditur gazetari i Tëvë 1, Fidan Zejnullahu.
Në këtë bastisje kanë marrë pjesë hetues edhe pjestarë të Doganës së Kosovës.
Dy ditë më parë kjo argjendari ishte bastisur, ku edhe ishte arrestuar pronari i saj.
Nga ngjarja e grabitjeve në Suharekë, një person është vrarë, dy policë janë plagosur një është lënduar dhe shtatë të dyshuar janë arrestuar.
Më 23 nëntor persona të maskuar dhe të armatosur kishin kryer grabitje në një argjendari në Suharekë.