TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Për mbi dy dekada vullnetarisht punuan për dokumentimin e krimeve serbe

Për mbi dy dekada, individë të ndryshëm në Kosovë në mënyrë vullnetare mblodhën dhe dokumentuan krimet që shteti serb i kreu në Kosovë gjatë luftës së fundit. Shumë prej tyre shkruan libra, e dikush tjetër mblodhi qindra video-kaseta që përmbajnë pamje të tmerrshme të masakrave të forcave serbe në Kosovë.

by Fidan Zejnullahu
3 vjet ago
0
A A
Për mbi dy dekada vullnetarisht punuan për dokumentimin e krimeve serbe

Librin e promovoi në vitin 2022.

Por për këto dy vëllime të këtij libri, Salih Krasniqi, punoi shumë vjet.

Ish-kirurgu, arriti t’i dokumentojë krimet e forcave serbe mbi pacientët dhe personelin mjekësor shqiptar gjatë kohës së luftës.

“Diku afër 20 vjet kam grumbulluar të dhëna, duke filluar gjatë luftës dhe për shumicën e rasteve e kam informuar Qendrën Informative të Kosovës”, tregon ai.

Krasniqi thotë se ka dëshmi të shumta që vërtetojnë se shkaqet e vdekjes së pacientëve të vrarë në QKUK gjatë luftës, nuk u shkruan saktë.

“I kanë thënë që i ka shpërthyer i thati. Në realitet një infermiere që ka qenë në sallë, i ka thënë doktorit se çfarë diagnoze po ia shkruajmë. Doktori është përgjigj që nuk guxoj tjetër përveç se kinse i ka shpërthyer thati, ndërsa në realitet ka qenë lëndim i lukthit, shqyerje e lukthit”, shprehet ish- kirurgu për Tëvë1

E përmes lapsit, krimet serbe për mbi dy dekada, i dokumentoi edhe Nusret Pllana.

Ish-gazetari i luftës, thotë se libri i tij për terrorin serb mbi shqiptarë, arriti deri në Australi.

“Nuk ka libër më të promovuar në botë. Bile tri herë është futur edhe në bibliotekën botërore të kongresit amerikan, në vitin 2012, 2014 dhe vjet në vitin 2014”, shprehet Pllana.
Më libër, Serbinë për krimet po e mbanë përgjegjëse edhe shkrimtarja, Hanëmshahe Ilazi.

Kjo e fundit një libër të tërë ua kushtoi fëmijëve të vrarë në luftën e fundit në Kosovë.

“Unë librin “A vriten engjëjt?” e kam botuar me rastin e 100 vjetorin e pavarësisë së shtetit amë. Nuk jam e vetmja që kam shkruar për fëmijët e vrarë…unë kam shkruar nëpër familje, ne vendet ku janë bërë masakrat”, shprehet ajo.

Ndonëse jo më libër, i riu nga Drenasi, Esat Shala po e vazhdon mbledhjen e video-kasetave të luftës.

Në to, janë qindra orë incizime që përmbajnë krimet me mizore serbe në masakrat e luftës së fundit në Kosovë.

Madje për këtë angazhim vullnetar, i riu nga Drenasi thotë se shumë herë mori edhe kërcënime.

“Kërcënimi vetëm prej Facebookut, i sigurt nuk jam as sot, se çka posedoi unë. Na jemi njerëz që sigurinë e kemi nën zero prej shtetit të Kosovës”, tregon Shala.

Ndryshe, gjatë luftës së fundit në Kosovë, nga forcat serbe u vranë mbi 13 mijë e 500 shqiptarë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ekspertja e forenzikës linguistike dëshmon në procesin ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

Ekspertja e forenzikës linguistike dëshmon në procesin ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

Shumë shërbime në zgjedhjet e ardhshme do të ofrohen online

22 parti politike një iniciativë qytetare dhe një kandidat i pavarur garojnë në zgjedhjet e 7 qershorit

Kusari-Lila: Forumi “Future Industry Minds”, hapësirë për prezantimin e potencialit ekonomik

Kusari-Lila: Forumi “Future Industry Minds”, hapësirë për prezantimin e potencialit ekonomik

Nis seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë

Nis seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë

Milot Gashi kampion Ballkanik në U18, Elvira Ukaj e bronztë

Milot Gashi kampion Ballkanik në U18, Elvira Ukaj e bronztë

BE i jep fund pezullimit të pjesshëm të marrëveshjes me Sirinë

BE i jep fund pezullimit të pjesshëm të marrëveshjes me Sirinë

T: Portieri Haxhihamza, më i miri i xhiros

T: Portieri Haxhihamza, më i miri i xhiros

Kos: Kur vendet e rajonit japin rezultate, edhe ne veprojmë

Kos: Kur vendet e rajonit japin rezultate, edhe ne veprojmë

Ekspertja e forenzikës linguistike dëshmon në procesin ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

Ekspertja e forenzikës linguistike dëshmon në procesin ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

Shumë shërbime në zgjedhjet e ardhshme do të ofrohen online

22 parti politike një iniciativë qytetare dhe një kandidat i pavarur garojnë në zgjedhjet e 7 qershorit

Kusari-Lila: Forumi “Future Industry Minds”, hapësirë për prezantimin e potencialit ekonomik

Kusari-Lila: Forumi “Future Industry Minds”, hapësirë për prezantimin e potencialit ekonomik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën