Sa ka marrë fjalën deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, deputetët e opozitës kanë filluar që të protestojnë me zhurmë e me fishkëllima, raporton Teve1.info
Abrashi ka vazhduar fjalën e tij në foltore, duke thënë se opozitës po i pengojnë sukseset e Kosovës.
“Në këto kushtet kur opozita e Kosovë nuk din me bo as opozitë, në fakt po i pengojnë sukseset e Kosovës të cilët ne do t’i themi pavarësisht tëndencës për më pengu punën e institucionit më të lartë të shtetit…”, tha ai.
Në mënyrë të njëjtë janë penguar edhe deputetët tjerë të LVV-së
Shkaku i kësaj proteste me zhurmë e fishkëllima në Kvuend është mosformimi i Komisionit Hetimor për Energjinë i iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës. /teve1.info/