TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

OJQ-të kundërshtojnë miratimin projektligjin për zgjedhjet: Nuk adreson nevojën për reformë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kur skadon pasta e dhëmbëve? Faktet që duhet t’i dini

Organizatat e Shoqërisë Civile kanë reaguar pas miratimit të projektligjit për zgjedhjet e përgjithshme nga deputetët e Kosovës.

Sipas tyre miratimi i projektligjeve të rëndësishme në procedurë të përshpejtuar është në kundërshtim me standardet e jetës parlamentare.

Sipas tyre projektligji nuk adreson nevojën për reformë zgjedhore.

“Ky projektligj, nuk adreson nevojën për reformë zgjedhore, që u proklamua si e tillë edhe në vetë emrin e komisionit ad-hoc. Për më tepër, përmbajtja e këtij projektligji përveç pjesës ‘kozmetike’ , nuk adreson shumë prej mangësive përmbajtësore të sistemit. e në disa raste veçse i përkeqëson ato. Në esencë, ky projektligj reflekton më shumë një kompromis midis partive politike të cilat kanë shtyrë përpara interesat e tyre në raport me integritetin e kandidatëve, votimin preferencial, votimin jashtë vendit dhe pavarësinë e KQZ-së. Këto çështje nuk janë adresuar as gjatë punës së komisionit ad-hoc, por as në kuadër të angazhimit tonë para votimit të projektligjit në seancë. Për më shumë, as propozimet dhe amendamentet konkrete që kemi propozuar sot lidhur me çështjen e integritetit të kandidatëve dhe pavarësisë së KQZ-së, nuk janë marrë parasysh nga Komisioni Parlamentar për Legjislacion”, thuhet në reagimin e tyre.

OJQ-të kanë theksuar pasojat e këtij projektligji do të vërehen në zgjedhjet e ardhshme.

“Ndonëse me efektet të cilat do të cenojnë vlerat dhe standartet dhe integritetin zgjedho , me këto pasoja të këtij projektligji do të ballafaqohemi qysh në procesin e ardhshëm zgjedhor. Lista e kandidatëve dhe të zgjedhurit që mund të jenë pjesë e pjesë e Kuvendit të Kosovës, kuvendeve komunale apo kryetarë të komunave, potencialisht do të jenë individë të dënuar për vepra penale me më pak se një vit burgim, me kusht apo me gjobë – e që përbëjnë rreth 80% të rasteve vetëm viteve të fundit. Në anën tjetër, pozita e Kryesuesit dhe anëtarëve të KQZ-së do të politizohen dhe do dëmtohet kredibiliteti dhe imazhii këtij institucioni të pavarur, për shkak se shkarkimi i tyre për shkelje të integritetit do të mund të bëhet vetëm me miratim të 2/3 të anëtarëve”, thuhet tutje.

Në reagimin e OJQ-ve thuhet se procesi i reformës zgjedhore është shfrytëzuar nga partitë politike  për interesa të tyre e duke dëmtuar integritetin zgjedhor.Ne shprehim kundërshtimin tonë dhe vazhdojmë të alarmojmë publikun dhe të gjithë akterët se reforma zgjedhore, e nisur para më shumë se një dekade, u shfrytëzua nga partitë politike për akomodim të interesave partiake në dëm të integritetit zgjedhor, e jo me qëllim burimor të përmirësimit të sistemit zgjedhor dhe nivelit të përfaqësimit politik në Kosovë. Koalicioni i OJQ-ve të cilët janë të angazhuar për rritjen e integritet zgjedhor, duke vlersuar këtë ligj të një rëndësie të veçant për nivelin e demokracisë Kosovare, do të ndjek edhe format tjera për kundërshtimin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, i cili do t’a cenojë integritetin zgjedhor.

Organizatat përkrahëse:

Demokraci për Zhvillim (D4D)

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)

Lëvizja FOL

Organizata ÇOHU

Tags: kuvendiLigji per zgjedhjet
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqipëria po përballet me zjarre, 21 vatra aktive, një pjesë e tyre të qëllimshme

Policia apelon për kujdes të shtuar, paralajmëron masa ndaj zjarrvënieve

Edi Rama sot vizitë në Francë, e pret presidenti Macron

Edi Rama sot vizitë në Francë, e pret presidenti Macron

Deçani po përballet me shumë zjarre e numër të pamjaftueshëm të zjarrfikësve

Djegia e hamulloreve, institucionet gati për verën – apel qytetarëve

Një burrë kërcënon anëtarët e familjes dhe sulmon fizikisht një polic në Ferizaj

Kërcënoi me vrasje katër policë në Pejë, arrestohet i dyshuari

Franca pa Tchouamenin ndaj Irakut

Franca pa Tchouamenin ndaj Irakut

Shqipëria po përballet me zjarre, 21 vatra aktive, një pjesë e tyre të qëllimshme

Policia apelon për kujdes të shtuar, paralajmëron masa ndaj zjarrvënieve

Schlotterbeck shqetëson Gjermaninë

Schlotterbeck shqetëson Gjermaninë

Kepi i Gjelbër ëndërron fazën nokaut

Kepi i Gjelbër ëndërron fazën nokaut

Selektori Bielsa i befasuar me rezultatet e Uruguait

Selektori Bielsa i befasuar me rezultatet e Uruguait

Irani lë letër falënderimi në zhveshtore

Irani lë letër falënderimi në zhveshtore

Edi Rama sot vizitë në Francë, e pret presidenti Macron

Edi Rama sot vizitë në Francë, e pret presidenti Macron

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën