TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Një i plagosur me plumb qorr dhe një fëmijë humb gishtërinjtë në natën e Vitit të Ri

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Mbi 92 mijë pacientë u trajtuan në Emergjencën e QKUK-së gjatë vitit 2022

Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar gjithsej 290 raste, ku prej tyre, 25 persona janë të lënduar nga mjetet piroteknike.

Rastet më ekstreme ishin një fëmijë, i cili ka të amputuar dy gishtërinj dhe një pacient i lënduar nga plumbi qorr, i cili i është nënshtruar operacionit dhe momentalisht është duke u trajtuar në Kirurgji.

Mjeku kujdestar në QKUK, Avdush Bajgora ka thënë për KosovaPress, se gjithashtu janë katër raste të lëndimit të syrit, ku dy prej tyre si rezultat të depërtimit të thërrmijave të mjetit piroteknike, kanë lënduar kornenë e syrit.

“Gjatë 24 orëve në Qendrën Emergjente deri më tani kanë kërkuar ndihmë gjithsej 290 pacientë, duke marrë parasysh 250 kanë qenë mbrëmë, dhe ndërrimin e sotshëm gjithsej 50 pacientë kanë kërkuar ndihmë. Prej tyre 25 pacientë kanë qenë të lënduar nga mjetet piroteknike dhe lëndimet kanë qenë të ekstremiteteve, ku duhet të veçohet një fëmijë që ka dy gishtërinj të amputuar të dorës së majtë, kemi një pacientë të lënduar me plumb qorr, pacienti i është nënshtruar operacionit, i cili momentalisht ndodhet në Kirurgji. Gjithashtu, ka pasur raste të lëndimit të syrit, gjithsej 3-4 pacientë, prej të cilëve dy si rezultat të depërtimit të thërrmijave të mjetit plasës, kemi penetrimin e kornesë të syrit”, ka thënë Bajgora.

Ai shtoi se këtë vit vetëdijesimi i qytetarëve është shumë më i madh sesa vitet e kaluara, pasi kanë një numër më të vogël të pacientëve të lënduar nga mjetet piroteknike.
“Sa i përket fatkeqësisë në trafik nuk ka pasur shumë dhe gjendja e pacientëve është stabile. Mund të ceku se vetëdijesimi i masës, është shumë më i madh sesa vitet e kaluara, dhe kemi një numër jashtëzakonisht të vogël në krahasim me vitet e kaluara, të pacientëve të lënduar nga mjetet piroteknike”, ka shtuar ai.

Sipas Bajgorës, familjarët duhen të jenë sy hapur, sidomos te fëmijët që të mos të jenë në kontakt me mjetet piroteknike.

“Ne gjithmonë apelojmë tek familjarët sa i përket kujdesit të familjarëve, mund të them që të jenë sy hapur, sidomos tek fëmijët që të mos t’i lënë në kontakt me mjete piroteknike, të cilat mund të jenë edhe me fatalitet dhe sidomos me lëndime të ekstremitetit dhe lëndime të syve”, ka deklaruar ai.

Mosha e të lënduarve është e ndryshme, duke filluar që nga fëmijët e deri tek 60 vjeçare. /KSP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale

Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale

Kujtohen policët e rënë në detyrë, Zymeri e Bunjaku u vranë në mbrojtje të shtetit

Përkujtohen policët e rënë në detyrë, Kurti: Kosova më e sigurt se kurrë

Auto Draft

Shtëpisë-muze iu vodhën 6 karrige, e bija e Ymer Elshanit: Jam e mërzitur shumë, s’e kam pritur

Auto Draft

“Rrethi problematik në Bibaj”, krijohen kolona – banorët nuk e duan, kanë edhe një emërtim interesant

Policia e Berlinit: I dyshuari për sulmin në Tiergarten u vra pasi iu vërsul policëve me thikë

Policia e Berlinit: I dyshuari për sulmin në Tiergarten u vra pasi iu vërsul policëve me thikë

Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale

Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale

Kujtohen policët e rënë në detyrë, Zymeri e Bunjaku u vranë në mbrojtje të shtetit

Përkujtohen policët e rënë në detyrë, Kurti: Kosova më e sigurt se kurrë

Auto Draft

Shtëpisë-muze iu vodhën 6 karrige, e bija e Ymer Elshanit: Jam e mërzitur shumë, s’e kam pritur

Auto Draft

“Rrethi problematik në Bibaj”, krijohen kolona – banorët nuk e duan, kanë edhe një emërtim interesant

Auto Draft

Tetë vjet nga vdekja e Adem Demaçit, Novosella: Projektet për ndër të Demaçit janë lanë në gjysmë

Konjufca: Qëndrojmë në linjë me parterët për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Sulmi në Berlin, Konjufca: Kosova solidarizohet me Gjermaninë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën