Grupi i parë i haxhilerëve sonte në mbrëmje do të arrijnë në Kosovë, ka njoftuar Bashkësia Islame e Kosovës.
Në grupin e parë do të vijnë haxhilerët nga Rahoveci, Shtimja, Skenderaj, Drenasi, Klina, Peja, Deçani, Istogu dhe Malisheva.
Nga Kosova këtë vit mbi 1 mijë besimtarë kanë shkuar në haxh.
“Njoftojmë besimtarët dhe opinionin e gjerë se sonte në mbrëmje do të arrijë në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve, të cilët këtë vit kryen haxhin në vendet e shenjta.Në grupin e parë do të vijnë haxhilerët nga Rahoveci, Shtimja, Skenderaj, Drenasi, Klina, Peja, Deçani, Istogu dhe Malisheva.Lusim Zotin që haxhilerëve t’ua ketë pranuar haxhin dhe të kthehen shëndosh e mirë në familjet e tyre!Për detaje të tjera, familjarët e interesuar, mund t’i kontaktojnë personat përgjegjës pranë Këshillave të Bashkësisë Islame të qytetit përkatës”, thuhet në njoftimit e BIK-ut.