TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Mungesa e Ligjit për Pensionim të Parakohshëm, mbi 500 policë me sëmundje detyrohen të paraqiten në vendin e punës

nga tëvë1
2 Qershor, 2022
0
A A

Autor: Lindrit Zejnullahu

Kjo pasi që ende nuk është miratuar Ligji për Pensionimin e Parakohshëm të zyrtarëve policorë, i cili është i draftuar nga Ministria e Financave.

Në një përgjigje për teve1.info, Policia e Kosovës ka treguar se policët që diagnostifikohen me sëmundje të rënda, rekomandohet të kenë pushim mjekësor me pagesë por edhe lehtësim në detyrë nëse është e nevojshme.

“Zyrtarët e Policisë së Kosovës të cilët janë të diagnostifikuar me sëmundje të rëndë, Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore/DPP përcjell rekomandim për pushim mjekësor me pagesë deri në trajtim mjekësor dhe për rastet që sëmundja kalon në kronicitet përcjell rekomandime për lehtësim në detyrë”, thuhet në përgjigje.

Por, kryetari i Sindikatës së PK-së, Imer Zeqiri vlerëson se miratimi i këtij Ligji është i domosdoshëm, duke shtuar se kanë kërkuar që sa më parë projektligji i draftuar të procedohet në Kuvend.

Ai në një prononcim për teve1.info thotë se pengesë kryesore në vonesën e miratimit të këtij Ligji, është kostoja financiare.

“Kërkesë e jona ka qenë që me hy në agjendë me u procedu në Kuvend sepse ai projektligj është veçse i draftuar, i projektuar, takime kemi pasë, kemi pasë kërkesë verbale. Për këtë është interesuar edhe ministri i Financave me ecë ai Ligj, por nuk e ka dërgu domethënë financat sepse ka implikime buxhetore. Por sipas tyre është vetëm se ka kosto financiare dhe kjo është arsyeja pse ende s’është dërguar në Kuvend”, thotë Zeqiri.

Tutje, Zeqiri tregon se në rast të miratimit të këtij projektligji, policët marrin 60 për qind të pagës bruto deri sa të ndërrojnë jetë.

Ndryshe, në këtë projektligj parashihet që zyrtarët policorë të dalin në pension të parakohshëm në moshën 55-vjeçare.

Në të dhënat e Policisë së Kosovës, aktualisht në këtë institucion janë rreth një mijë e 710 zyrtarë policorë që janë mbi moshën 55-vjeçare.

Se miratimi i këtij projektligji është i nevojshëm, e thotë edhe ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Sipas tij, numri i madh i policëve me sëmundje të rënda, veçse e vështirëson punën dhe bëhen pengesë për kolegët e tyre.

“Miratimi i projektligjit për pensionim të parakohshëm ka qenë i nevojshëm shumë vite më parë ndërsa sot është më i nevojshëm se kurrë për shkak të moshës mesatare të vjetër të policëve diku 47 vjet. Një numër i madh me sëmundje të rënda që pamundësojnë të vijnë në punë dhe kur vijnë në punë bëhen pengesë sepse i pengojnë zyrtarët tjerë dhe po ashtu organizata ka nevojë të përtërihet dhe kolegët e ish kolegët e mi të cilët i mbushin moshën 55 vjevcare dhe të kenë pension të dinjitetshëm”, tha ai.

Madje, Qalaj për mediumin ka potencuar se policët mbi moshën 55-vjeçare nuk janë më të aftë të kryejnë detyrat e tyre siç duhet.

“Ju e dini që puna e Policisë është specifike sepse polici është i detyruar të bartë uniformën, të bartë pajisjet, të punojë në ndërrime natën, pasdite dhe automatikisht shkaktohen probleme aq më shumë kur janë me sëmundje të rënda. Mjaft e vështirë që në moshën 60-65 vjeçare të kryejë punën si polic dhe të ofrojë shërbimet për qytetarët”, shtoi ai.

Ndërkaq, deputeti opozitar pohon se me miratimin e këtij Ligji, do të “përtërihet” ky institucion për shkak se punësohen gjeneratat e reja të policëve.

“Fillimisht është përtërirja e organizatës mund të them se ka një kosto buxhetore dhe përtërirja nuk mund të bëhet shpejt për shkak të nevojë për rekrutim të gjeneratave të reja. Nëse kalon Ligji në Kuvend duhet të implementohet në 3-4 vite gradualisht dhe kështu të dërgohen policët në pushim dhe po ashtu policët e rinj të trajnohen mendoj që efekti është ofrimi i shërbimeve më të mira ndaj qytetarëve”, deklaroi ai.

Teksa institucionet ende nuk kanë ndonjë kohë se kur do të miratohet ky Projektligj, Ministria e Punëve të Brendshme në një përgjigje për teve1.info, ka rekomanduar që për këtë të pyetet Ministria e Financave.

Redaksia ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Financave lidhur me ecurinë e kësaj çështjeje – përgjigje nuk ka pasur./teve1.info/

Tags: Ligji per Pensionim te ParakohshemPolicia e Kosoves
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxha: Konjufca ka treguar se mund të tejkalojë bindjet partiake për komunikim në Kuvend

Hoxha: Konjufca ka treguar se mund të tejkalojë bindjet partiake për komunikim në Kuvend

Çfarë pret PDK-ja nga takimi me presidenten Osmani? – Flet Eliza Hoxha

Çfarë pret PDK-ja nga takimi me presidenten Osmani? – Flet Eliza Hoxha

7 tonë vajra motorikë me prejardhje nga Irani sekuestrohen në Viti

7 tonë vajra motorikë me prejardhje nga Irani sekuestrohen në Viti

Protesta e OVL-UÇK-së kundër Trendafilovës – Flet kryetari Hysni Gucati

Protesta e OVL-UÇK-së kundër Trendafilovës – Flet kryetari Hysni Gucati

Hoxha: Konjufca ka treguar se mund të tejkalojë bindjet partiake për komunikim në Kuvend

Hoxha: Konjufca ka treguar se mund të tejkalojë bindjet partiake për komunikim në Kuvend

Çfarë pret PDK-ja nga takimi me presidenten Osmani? – Flet Eliza Hoxha

Çfarë pret PDK-ja nga takimi me presidenten Osmani? – Flet Eliza Hoxha

7 tonë vajra motorikë me prejardhje nga Irani sekuestrohen në Viti

7 tonë vajra motorikë me prejardhje nga Irani sekuestrohen në Viti

Protesta e OVL-UÇK-së kundër Trendafilovës – Flet kryetari Hysni Gucati

Protesta e OVL-UÇK-së kundër Trendafilovës – Flet kryetari Hysni Gucati

“Info Nata”-13.05.2025

“Info Nata”-13.05.2025

Shqipëria me “Zjerm” e ndez “Eurovisionin”

Shqipëria me “Zjerm” e ndez “Eurovisionin”

Pozhari: Formimi i qeverisë pa Kurtin do të ishte gabim i madh politik i opozitës

Pozhari: Formimi i qeverisë pa Kurtin do të ishte gabim i madh politik i opozitës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X