TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ministria e Mbrojtjes tregon nëse ende është në agjendë shërbimi obligativ ushtarak

Premtimi i kryeministrit Albin Kurti për të vënë në fuqi ligjin për detyrim ushtarak ende nuk është zbatuar, Ministria e Mbrojtjes thotë për Tëvë1 se pas zhvillimit të luftërave të reja, e kanë vënë në agjendën e saj. Ndërsa Serbia paralajmëron se muajve në vijim pritet të hynë në fuqi detyrimi ushatarak, qytetarët thonë se janë të gatshëm t’i shërbejnë Ushtrisë së Kosovës, ndërsa njohës të sigurisë nuk i shohin serioze veprimet e Serbisë.

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Mehaj thotë se FSK-ja ka shënuar rritje të besueshmërisë

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës, ka thënë se është duke punuar në zhvillimin e politikave si dhe për të përfshirë e aftësuar secilin qytetar me njohuri bazike të mbrojtjes.

Në një përgjigje për Tëvë 1 të pyetur nëse ende është në agjendë shërbimi ushtarak obligativ kanë thënë se duke parë zhvillimet e fundit të shteteve që kanë për qëllim destabilizimin janë duke punuar në konceptin e Mbrojtjes Gjithëpërfshirëse.

“Duke mare parasysh se viteve të fundit strategjia e luftës dhe interferimit në shtete me qëllim destabilizmin ka ndërruar dukshëm duke u bërë më hibrihde por dhe më konvencionale se kurrë, sigurisht konform këtyre rrethanave dhe politikat e Ministrisë së Mbrojtjes janë duke u zhvilluar. Për të mbuluar secilën fushë, si dhe për të përfshirë e aftësuar secilin qytetarë me njohuri bazike bazike sa i përket mbrojtjes, është duke u punuar në konceptin e Mbrojtjes Gjithëpërfshirëse”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes.

Kjo ministri ka thënë se duke pasur një shtet fqinj si Serbia me qasje agresive, në fokus ka qenë ngritja e kapacitete të FSK-së.

“Gjatë kësaj periudhe buxheti i ndarë për Ministrinë e Mbrojtjes është rritur për 195%, gjë që ka mundësuar që pothuajse të dyfishojmë numrin e përgjithshëm të ushtarakëve dhe shumëfishojmë investimet në blerjen e sistemeve më moderne të armatimeve, nga më pak se 4 milionë sa ishte për periudhën 2014-2020, në mbi 200 milionë investime për vetëm tre vite. Dronët Bajraktar janë vetëm njëra nga sistemet që FSK tashmë ka në dispozicion. Prandaj, mund të themi me siguri të plota se Forca e Sigurisë së Kosovës ka kapacitet të përmbush misionin e saj kushtetues në garantimin e sigurisë për qytetarët e Republikës së Kosovë dhe mbrojtjen e territorit të shtetit tonë sovran”, thuhet nga kjo ministri.

E të gatshëm për t’i shërbyer vendit po shprehen qytetarët.

“ Po unë mendoj se po, por edhe rinia, sepse bëhet më e disiplinuar , është parapërgatitje për jetë, paj nja gjashtë muaj kisha shkuar pse jo, kisha shkuar ma me qef” , thotë qytetari Gentian Hyseni.

Ndërsa, Ramadan Pireva, mendon se me prezencën e NATO-së në Kosovës, shërbimi i detyrueshëm ushtarak është i panevojshëm.

“ Sa i përket rinisë, rinia është aktive dhe do të punojnë dhe dë të japin jetën për këtë vend, se e kemi dhënë dhe trashëguar me shekuj. Mirëpo sa i përket ushtrisë të rregullt ajo derisa ta kemi NATO-në këtu”, thotë ai.

E ndryshe nga Kosova, po vepron Serbia. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë ka nisur një iniciativë dhe i propozoi presidentit Aleksandër Vuçiq rikthimin e detyrimit për të shërbyer në ushtri deri në katër muaj.

Por njohësit e sigurisë, këto veprime të Serbisë, i shohin jo serioze.

“Unë nuk shoh ndonjë pasoj të madhe në regjion ose te na në raport me Kosovës, sepse në cilin objektiv të synuar apo skenar që kanë pasur të hartuar për të realizuar në Kosovë, ata kanë mundu të realizojnë për aq sa e kanë realizua përmes forcave të veta që i kanë në dispozicion pa hy në shërbimin ushtarak si i detyrueshëm”

Sipas Nuredin Ibishit, ushtria serbe po tenton përmes këtij ligji të rekruton ushtarak të rinj.

“Ushtria profesionale iu është vjetërsuar në sistem, edhe e vetmja mundësi i mbetët i rekrutimit të paralajmëruar. Opinioni nuk e ka pritur mirë në Serbi, këtë paralajmërim., tash pritet në vazhdë me siguri do të ketë kohë për t’u konstituuar pas zgjedhjeve në Serbi, institucionet në rend të parë parlamenti, mandej edhe çështja e krijimin të qeverisë ” ,thotë Ibishi.

Ministria e Mbrojtjes serbe, ditë më parë ka publikua në rrjetin e saj social facebook, pamje gjatë ushtrimeve të ushtarëve serbë, përgjatë kufirit Serbi – Kosovë, në Kapaonik dhe Nish.

Kronika e realizuar nga gazetari Venhar Isufi

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti udhëton për në New York, paralajmëron takime bilaterale

Kurti emëron 27 zëvendësministra, këta janë emrat

Policia holandeze shton masat e sigurisë para ndërtesës së Gjykatës në Hagë

Policia holandeze shton masat e sigurisë para ndërtesës së Gjykatës në Hagë

Krasniqi: Jemi të gatshëm për zgjedhje, por uroj që kjo qeveri të punojë

Krasniqi: Jemi të gatshëm për zgjedhje, por uroj që kjo qeveri të punojë

Grupi i kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës do të mblidhet në selinë e NATO-s

NATO: KFOR do të vazhdojë të garantojë sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë

SHBA-ja zhvendosin miliona dollarë ndihmë ushtarake nga Evropa dhe Lindja e Mesme

SHBA-ja zhvendosin miliona dollarë ndihmë ushtarake nga Evropa dhe Lindja e Mesme

Kurti udhëton për në New York, paralajmëron takime bilaterale

Kurti emëron 27 zëvendësministra, këta janë emrat

Policia holandeze shton masat e sigurisë para ndërtesës së Gjykatës në Hagë

Policia holandeze shton masat e sigurisë para ndërtesës së Gjykatës në Hagë

Droni i rrëzuar nga NATO në Lituani mbante eksploziv, thotë ministri lituanez

Droni i rrëzuar nga NATO në Lituani mbante eksploziv, thotë ministri lituanez

Krasniqi: Jemi të gatshëm për zgjedhje, por uroj që kjo qeveri të punojë

Krasniqi: Jemi të gatshëm për zgjedhje, por uroj që kjo qeveri të punojë

Grupi i kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës do të mblidhet në selinë e NATO-s

NATO: KFOR do të vazhdojë të garantojë sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë

Rrahje mes dy profesorëve në Ferizaj në korridorin e një shkolle, Policia jep detaje

Komuna e Prishtinës kërkon që nesër ora e parë e mësimit t’i kushtohet luftës së UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën