TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mbi 1 milion euro dëme nga vërshimet në Pejë, Prokuroria nis hetimet

Familjet e prekura nga vërshimet në Pejë janë në pritje të kompensimin e dëmeve të muajit qershor. Nga Komuna e Pejës thonë se ende nuk ka përfunduar procesi i vlerësimit, derisa vlera e dëmeve arrin shifrën 1 milionë euro. Për këto vërshime Prokuroria ka nisur hetimet, e një gjë të tillë nga Komuna e quajnë të pazakontë.

by Doresa Geci
3 vjet ago
0
A A
Kurti: Jemi në fazën përfundimtare të hartimit të hartave të rrezikshmërisë nga përmbytjet

Vërshimet e 25 qershorit i sollën dëme të mëdha familjes Gjoni.

Mobilieritë e shkatërruara e mbeturinat nga përmbytjet ende qëndrojnë në oborrin e kësaj shtëpie në Pejë.

Uji madje mbulojë podrumet e saj.

E pjesa e sipërme në të cilën jetojnë rrezikohet të shembet pas dëmtimeve të mëdha të këtij podrumi.

Madje e zonja e shtëpisë, Xufe Tahiraj- Gjoni, thotë se pavarësisht kërkesë për ndihmë, komisioni ende nuk ka dal për vlerësim të dëmeve.

Rrugët e lagjes “Asllan Qeshme” janë ende të shkatërruar nga përmbytjet.

Dëmet rreth 20 mijë euro pati edhe familja Muriqi.

Nga vërshimet u dëmtua shtëpia edhe biznesi familjar i kësaj familje, për këtë ata janë në pritje të kompensimeve.

Rreth këtyre vërshimeve ku edhe humbën jetën dy persona, prokuroria edhe ka nisur hetimet.

“Prokurori i rastit e ka autorizuar policinë që të mbledhë të gjitha provat lidhur me rastin. Jemi në pritje të raporteve, të cilat përcaktojnë nëse ka përgjegjësi penale dhe kush ka përgjegjësi penale”, thotë Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë.

E për këtë çështje, nga Komuna e Pejës, po shprehen të habitur, pasi vlerësojnë se asnjëherë nuk ka ndodhur që për fatkeqësi natyrore të zhvillohen hetime.

“Përmes mediave e kemi pa, nuk kam parë më herët që për fatkeqësi natyrore të bëhen hetime, këtu na kanë bo shumë regjisore, ja kemi hup vlerën regjisorëve të cilët kanë kryer shkollë për këtë punë, se janë tu bo shumë filma, por ne jemi të hapur për çdo gjë”, thotë Faik Zekaj- zëdhënës i Komunës së Pejës.

Zekaj ka bërë të ditur se deri më tani është përfunduar 90% e vlerësimit.

E shifra e dëmeve nga vërshimet ka arritur në mbi 1 milionë.

Dyert e familjes Ademaj në të cilën humbën jetën 26 vjeçarja dhe djali i saj 5 vjeçari ishin mbyllur.

Për shkak se shtëpia e tyre është bërë e pabanueshme sipas fqinjëve ata janë vendosur tek një i afërm i tyre.

Tags: kompenzimiPejevershimet
ShareTweet

Postime të ngjashme

Fluks i lartë automjetesh edhe në kufirin Shqipëri-Kosovë

Sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe Automjetet në Kosovë

Parashikimi i motit për të shtunën

E diela me diell dhe vranësira të pjesshme

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

OVL e UÇK-së për pezullimin e dialogut: Një lajm i rëndë e sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit

OVL-UÇK: Kurti po bën sot kompromiset që më parë i cilësonte si tradhti

Fluks i lartë automjetesh edhe në kufirin Shqipëri-Kosovë

Sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe Automjetet në Kosovë

Parashikimi i motit për të shtunën

E diela me diell dhe vranësira të pjesshme

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

OVL e UÇK-së për pezullimin e dialogut: Një lajm i rëndë e sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit

OVL-UÇK: Kurti po bën sot kompromiset që më parë i cilësonte si tradhti

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Përleshje mes disa personave në Prishtinë, një person i lënduar

Miliona euro borxhe për ujë në Prishtinë dhe Mitrovicë, kompanitë paralajmërojnë shkyçje

Miliona euro borxhe për ujë në Prishtinë dhe Mitrovicë, kompanitë paralajmërojnë shkyçje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën