Përmes njoftimit është bërë e ditur se kryeministri Kurti do t’i dorëzojë Presidencës Çeke aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Gjatë kësaj vizite, Kurti do të pritet nga ministri për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikuláš Bek, me të cilin do të ketë një konferencë të përbashkët për media.
“Gjatë qëndrimit të tij, ai fillimisht do të zhvillojë një takim bilateral me ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavský . Pastaj, kryeministri Kurti do të pritet nga ministri për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikuláš Bek. Sot në ora 13:00, kryeministri Kurti, në emër të Republikës së Kosovës, i dorëzon Presidencës Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian, aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE”, thuhet në njoftim./teve1.info..