TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Qytetarët serbë në veri bashkëpunojnë me policinë në luftën kundër krimit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kurti: Fondi Sovran do të sjellë një cikël të ri investimesh në vend

Kryeministri, Albin Kurti ditën e dytë të qëndrimit në Belfast ka pasur një takim me Sekretarin e Shtetit për Irlandën Veriore, Chris Heaton-Harris, në kështjellën historike “Hillsborough Castle”.

Në njoftim nga zyra e kryemistrit thuhet se Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën prej dekadash.

Kurti po ashtu, foli mbi sfidat dhe mundësitë që i ka Kosova si një shtet multigjuhësor e gjithëpërfshirës.

“Kryeministri theksoi angazhimin e përkushtimin e Qeverisë sonë për integrimin e komuniteteve joshumicë, sidomos në institucionet shtetërore. Në lidhje me ballafaqimin me të kaluarën, Sekretari Heaton-Harris tha se është e rëndësishme që e kaluara të kujtohet, por edhe të ndërtohet mbi të, për një të tashme e të ardhme më të mirë, veçanërisht për të rinjtë dhe gjeneratat e reja të cilat duan prosperitet, pavarësisht se nga cili komunitet vjen”.

Tutje, në njoftim thuhet se kryeministri përmendi trysninë dhe kërcënimet me të cilat ballafaqohet komuniteti serb në Kosovë, dhe veçanërisht zyrtarët policorë të këtij komuniteti, nga Beogradi zyrtar.

“Kryeministri evidentoi se qytetarët serbë të Kosovës duan të ndihen të sigurt dhe të mbrojtur si të gjithë qytetarët e tjerë të shtetit. Ata bashkëpunojnë me policinë në veri të Kosovës për të luftuar kundër krimit të organizuar dhe veprimtarive kriminale që ndikojnë negativisht në jetën e tyre të përditshme.

Në dritën e këtij diskutimi, por edhe më gjerë, rreth sfidave me të cilat përballet vazhdimisht shteti ynë, kryeministri Kurti shfaqi interesin për të dëgjuar më shumë për përvojat e Irlandës Veriore në bashkimin e komuniteteve. Palët theksuan gatishmërinë për të zgjeruar bashkëpunimin edhe në fusha si ekonomia, kultura dhe teknologjia”

Në përfundim të takimit, kryeministri e falënderoi sekretarin Heaton-Harris për bisedën miqësore, idetë e ndara dhe përvojat e shkëmbyera.

Sekretari Heaton-Harris e shoqëroi kryeministrin dhe në një tur në kështjellën më shumë se dyshekullore e impozante të “Hillsborough Castle”, ku observuan madhështinë e saj mbresëlënëse dhe magjepsëse.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Nesër protestohet në Hagë, Koci: Nuk do të lejojmë që në emër të drejtësisë të ndodhë padrejtësi

​Nesër protestohet në Hagë, Koci: Nuk do të lejojmë që në emër të drejtësisë të ndodhë padrejtësi

Shahini: Kostoja e lartë e jetesës, problemi kryesor në Prishtinë

Shahini: Kostoja e lartë e jetesës, problemi kryesor në Prishtinë

Tahiri: Kurti nuk ka shpëtim nga ballafaqimi me opozitën, veç vonim

Tahiri: Kushdo që e dëmton lidhjen e Kosovës me SHBA-në bën tradhti të rëndë

Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Prizren

​Sekuestrohen armë në një auto-sallon në Lipjan, arrestohen dy persona

Festa e Kurban Bajramit, Rama uron besimtarët myslimanë

Rama njofton se do të hapen kapituj të rinj në negociatat për anëtarësim në BE

Tahiri: Kurti nuk ka shpëtim nga ballafaqimi me opozitën, veç vonim

Tahiri: Kushdo që e dëmton lidhjen e Kosovës me SHBA-në bën tradhti të rëndë

Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Prizren

​Sekuestrohen armë në një auto-sallon në Lipjan, arrestohen dy persona

Bayerni luan sot në shtëpi kundër Hamburgut

Bayerni luan sot në shtëpi kundër Hamburgut

Premier League në vikend nën hijen e derbit lokal të Manchesterit

Premier League në vikend nën hijen e derbit lokal të Manchesterit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën