TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti i shkruan Zelenskyt: Jemi dy popuj që kemi humbur shumë, shkaku i planeve imperialiste të fqinjëve

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti fton qytetarët të aplikojnë në konkurset e Ndërmarrjeve Publike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e shënimit të njëvjetorit të rezistencës së Ukrainës nga invazioni dhe agresioni rus, i ka dërguar një letër presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, duke shprehur përmes saj mbështetjen  e popullit të Kosovës.

Në letrën e Kurtit thuhet se Kosova dhe Ukraina kanë humbur shumë qytetarë për shkak të planeve imperialistet të fqinjëve.

“Në komunikimet e përditshme mes përfaqësuesve të shteteve, janë të shumta letrat e urimit që shënojnë jubile të pavarësisë dhe çlirimeve. Por është e rrallë në histori t’i drejtosh një Presidenti një letër urimi në përvjetorin e rezistencës në vazhdim të vendit të ti. Jemi dy popuj që kanë humbur shumë nga qytetarët tanë më të mirë për shkak të planeve imperialiste dhe tokëgrabitëse të shteteve fqinje”, thuhet ndër të tjera në letrën e Kurtit, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

Kryeministri shtoi se edhe pse gjeografikisht të largët, me popuj me madhësi shumë të ndryshme, historitë tona përkatëse të shekullit të shkuar dhe të sotmit, kanë një ngjashmëri të dukshme.

Kryeministri kujtoi rezistencën tonë të para 23 viteve dhe se si 19 shtete demokratike u bënë bashkë për të ndalur gjenocidin e Serbisë kundër popullit tonë.

“Tani ju jeni në frontin e një lufte të re që duhet t’i japë fund gjenocidit të Rusisë kundër popullit tuaj, si dhe t’u japë fund përpjekjeve të saj imperialiste për të marrë territorin tuaj. Dhe përsëri demokracitë, shtete anëtare të NATO-s, po ju mbështetin ju, ashtu siç na mbështetën ne”, thuhet në letrën e kryeministrit.

Ai shtoi se në Ukrainë po luftohet për të mbrojtur demokracinë, integritetin territorial, të drejtat dhe liritë e njeriut, të drejtën e një populli dhe sovranitetin e një shteti.

“Këto vlera janë po ashtu në rrezik në rajonin tonë: Aleati kryesor i Rusisë në Ballkan, fqinja jonë veri-verilindore Serbia, mban ende një dëshirë të mbuluar hollë për të minuar sovranitetin tonë dhe për të marrë shtëpitë tona. Prandaj, në një kuptim shumë real, qëllimi juaj është qëllimi ynë; beteja juaj është beteja jonë”, ishin fjalët e kryeministrit.

Përmes kësaj letre, kryeministri ka shprehur mbështetjen e plotë të shtetit dhe popullit dhe i ka uruar presidentit ukrainas një fitore vendimtare.

Letra e plotë e kryeministrit Kurti drejtuar presidentit të Ukrainës, Zelenskyy:

I nderuar z. President,

Në komunikimet e përditshmme në mes përfaqësuesve të shteteve, janë të shumta letrat e urimit që shënojnë jubile të pavarësisë dhe çlirimeve. Por është e rrallë në histori t’i drejtosh një Presidenti një letër urimi në përvjetorin e rezistencës në vazhdim të vendit të tij.

Z. President, ju jeni në luftë, një luftë rezistence për Ukrainën, për Evropën dhe për demokracinë. Ju mbani shkallën më të lartë të historisë të së ardhmes dhe sakrificës së popullit. Nuk mund t’ju urojmë më shumë në rrafshin e ndërgjegjes morale dhe politike se ajo që ju po bëni tashmë prej një viti. Ju e keni mishëruar popullin tuaj dhe ndjenjën e tij të lirisë.

Nga zemrat tona ne ju shprehim simpatinë tonë më të thellë dhe empatinë tonë më të sinqertë. Ne jemi dy popuj që kanë humbur shumë nga qytetarët tanë më të mirë për shkak të planeve imperialiste dhe tokëgrabitëse të shteteve fqinje. Edhe pse jemi gjeografikisht të largët, me popuj me madhësi shumë të ndryshme, historitë tona përkatëse të shekullit të shkuar dhe të sotmit, kanë një ngjashmëri të dukshme. Në këtë ngjashmëri historike rrugët tona kryqëzohen.

Para 23 vitesh ne bëmë rezistencën tonë dhe NATO na ndihmoi për të mbyllur ciklin gjenocidal të Serbisë. 19 shtete demokratike u bënë bashkë për të ndalur gjenocidin e Serbisë kundër popullit tonë. Tani ju jeni në frontin e një lufte të re që duhet t’i japë fund gjenocidit të Rusisë kundër popullit tuaj, si dhe t’u japë fund përpjekjeve të saj imperialiste për të marrë territorin tuaj. Dhe përsëri demokracitë, shtete anëtare të NATOs, po ju mbështetin ju, ashtu siç na mbështetën ne.

Ju po luftoni për të mbrojtur demokracinë, integritetin territorial, të drejtat dhe liritë e njeriut, të drejtën e një populli dhe sovranitetin e një shteti. Këto vlera janë po ashtu në rrezik në rajonin tonë: Aleati kryesor i Rusisë në Ballkan, fqinja jonë veri-verilindore Serbia, mban ende një dëshirë të mbuluar hollë për të minuar sovranitetin tonë dhe për të marrë shtëpitë tona. Prandaj, në një kuptim shumë real, qëllimi juaj është qëllimi ynë; beteja juaj është beteja jonë.

I nderuar z. President, ju keni mbështetjen e plotë të shtetit dhe popullit të Kosovës. Nga gazetarët ukrainas që kemi strehuar në Kosovë, ne jemi informuar edhe më mirë për realitetin e përditshme në vendin tuaj. Historitë e guximit dhe sakrificës së ushtarëve, përkushtimit të tyre ndaj vendit dhe kauzës, të cilat i kanë mposhtur shanset kundër tyre dhe kanë frymëzuar botën — historitë e qëndrueshmërisë dhe këmbënguljes së njerëzve përballë pushtimit brutal — kanë mobilizuar botën e lirë për t’i bërë ballë agresionit të Rusisë.

I nderuar z. Zelenskyy, me respektin më të lartë për ju dhe popullin ukrainas, ne ju urojmë një fitore vendimtare. Ne do të jemi me ju për rindërtimin e qyteteve tuaja, kthimin e njerëzve tuaj, rehabilitimin mendor dhe fizik të shoqërisë suaj dhe anëtarësimin tuaj sa më të shpejtë në NATO dhe në BE.

Lavdi Ukrainës,

Slava Ukraini!

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Murat Jashari do të ishte zgjidhja e duhur për president

Kurti: Fitorja e LVV-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit është një aksion që tejkaloi imagjinatën

Kurti: Murat Jashari do të ishte zgjidhja e duhur për president

Kurti: Murat Jashari do të ishte zgjidhja e duhur për president

Nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, në fokus edhe çështja e Presidentit

Nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, në fokus edhe çështja e Presidentit

Angazhimi i FSK-së në Gaza, hap strategjik për forcimin e marrëdhënieve me SHBA-në

Angazhimi i FSK-së në Gaza, hap strategjik për forcimin e marrëdhënieve me SHBA-në

Izraeli thotë se kanë nisur një valë sulmesh në “zemër të Teheranit”

Izraeli thotë se kanë nisur një valë sulmesh në “zemër të Teheranit”

Apeli e kthen në rigjykim rastin e të akuzuarve për përvetësimin e mbi 1 milion eurove

Apeli e kthen në rigjykim rastin e të akuzuarve për përvetësimin e mbi 1 milion eurove

Izraeli mbyll pikën kufitare Rafah në Gaza për shkak të sulmeve ndaj Iranit

Izraeli mbyll pikën kufitare Rafah në Gaza për shkak të sulmeve ndaj Iranit

Udhëheqësi Suprem i Iranit: Kush ishte dhe çfarë përfaqësonte për vendin?

Udhëheqësi Suprem i Iranit: Kush ishte dhe çfarë përfaqësonte për vendin?

Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë se tre persona mbeten të vrarë nga sulmet iraniane

Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë se tre persona mbeten të vrarë nga sulmet iraniane

Boksierja Sadiku fiton meçin tjetër në Bullgari

Donjeta Sadiku triumfon në “Strandja”

Të paktën gjashtë persona të vrarë në Izrael nga sulmi hakmarrës i Iranit

Të paktën gjashtë persona të vrarë në Izrael nga sulmi hakmarrës i Iranit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën