TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kundërshtimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Hehir akuzon Serbinë për shkelje të marrëveshjes

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po e kundërshton fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, pavarësisht faktit se edhe komuniteti serb që jeton në Kosovë do të përfitonte nga kjo organizatë për shkak të qasjes që do kishin Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

nga Shpat Blakcori
1 Prill, 2024
0
A A
Kundërshtimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Hehir akuzon Serbinë për shkelje të marrëveshjes

Kosova ka bërë një hap të madh drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, pasi që Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që Kosova i ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

Më anëtarësimin eventual të Kosovës në Këshillin e Evropës, qytetarët do të kenë qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

E pavarësisht faktit se të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim do të përfitonin nga Këshilli i Evropës, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po e kundërshton anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Andaj, profesori nga Westminster University, Aidan Hehir, thotë se me këto veprime që po i ndërmerr Vuçiq po tregon se atij nuk i intereson komuniteti serb që jeton në Kosovë.

“Nëse Kosova pranohet në KiE, do të përfitojnë komunitetet pakicë të Kosovës deri në atë masë që ata do të jenë më në gjendje të angazhohen me mekanizmat e KiE-së për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pakicave. Fakti që Vuçiq kundërshton ashpër anëtarësimin e Kosovës nxjerr në pah faktin se ai nuk është i interesuar të përmirësojë mirëqenien e serbëve të Kosovës. Duke kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës, Vuçiq po zbulon se i sheh serbët e Kosovës në një mënyrë thjesht instrumentale. Vuçiq si të gjithë nacionalistët serbë që kanë dalë para tij kërkon të përdorë serbët e Kosovës si një mjet për të mbledhur mbështetje për veten dhe rrethin e tij nacionalist”, thotë Hehir për Tëvë 1.

Por hulumtuesi nga Iniciativa e re sociale, Aleksandar Sljuka, që vepron në Mitrovicën e Veriut, thotë se serbët në Kosovë nuk janë edhe aq entuziast me anëtarësimin eventual të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Vendimi për Manastirin e Deçanit u vlerësua si një hap shumë i rëndësishëm për tu anëtarësuar në Këshillin e Evropës, por për komunitetin serb ishte thjesht zbatim i një vendimi të Gjykatës Kushtetuese që duhej të merrej kohë më parë. Në raport thuhet ka edhe disa kushte të tjera, por mendoj se Kosova do të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës. Megjithatë kjo nuk i përmbush kërkesat e komunitetit serb në Kosovë, pasi siç e dimë vetëm po shtyhet formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Nuk mendoj se do të zgjidhen problemet e komunitetit serb në Kosovë më anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, shprehet ai.

Por Hehir kritikon presidentin serb se po i shkel marrëveshjet e Brukselit me kundërshtimin që po i bënë Kosovë për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare.

“Vuçiq është kundër anëtarësimit të Kosovës sepse do të konsolidonte më tej shtetësinë e Kosovës; është një motivim i thjesht politik i cili është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me nenin 14 të “Marrëveshjes së Brukselit” të vitit 2013, i cili specifikonte se “asnjëra palë nuk do të bllokojë ose inkurajojë të tjerët të bllokojnë përparimin e palës tjetër në rrugën e tyre përkatëse në BE”, thotë profesori në Westminster University.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës ka alarmuar presidentin serb, i cili ka thënë që me këtë hap dëbohet Serbia “de fakto” nga kjo organizatë.

Tags: anëtarësimi në KiEKosovaSerbia
ShareTweet

Postime të ngjashme

Koci thotë se një ish-pjesëtar i Njësisë Speciale është ndaluar në Serbi

Koci thotë se një ish-pjesëtar i Njësisë Speciale është ndaluar në Serbi

Këto do të jenë sanksionet e para që BE-ja do t’i heqë Kosovës

Këto do të jenë sanksionet e para që BE-ja do t’i heqë Kosovës

Gashi: Kur arroganca bëhet rregull, qytetari duhet të rikthehet si gjykatësi kryesor

Gashi: Kur arroganca bëhet rregull, qytetari duhet të rikthehet si gjykatësi kryesor

Ndalohen dy shtetas të Jordanisë për kalim ilegal të kufirit

Ndalohen dy shtetas të Jordanisë për kalim ilegal të kufirit

Opozita italiane marshon me sloganin: “Ndaloni masakrën në Gaza, jepni fund bashkëfajësisë”

Opozita italiane marshon me sloganin: “Ndaloni masakrën në Gaza, jepni fund bashkëfajësisë”

Trump paralajmëron Musk për “pasoja të rënda” nëse financon demokratët

Trump paralajmëron Musk për “pasoja të rënda” nëse financon demokratët

Koci thotë se një ish-pjesëtar i Njësisë Speciale është ndaluar në Serbi

Koci thotë se një ish-pjesëtar i Njësisë Speciale është ndaluar në Serbi

Izraeli vret të paktën 23 persona në Gaza në ditën e tretë të Bajramit

Izraeli vret të paktën 23 persona në Gaza në ditën e tretë të Bajramit

Këto do të jenë sanksionet e para që BE-ja do t’i heqë Kosovës

Këto do të jenë sanksionet e para që BE-ja do t’i heqë Kosovës

E papritur, Gjokoviqi “lavdëron” Shqipërinë

E papritur, Gjokoviqi “lavdëron” Shqipërinë

Xhoxhaj mposht Alievin, mbron titullin e Evropës në kategorinë e rëndë

Xhoxhaj mposht Alievin, mbron titullin e Evropës në kategorinë e rëndë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X