Kryemami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti ka thënë se të gjithë haxhilerët kosovarë të cilët janë aktualisht duke kryer haxhin janë shëndoshë e mirë.
Ai në një lidhje direkte në edicionin e lajmeve në Tëvë1, ka thënë se këtë vit Kosova për herë të parë ka plotësuar kuotën e numrit si shtet, për të cilin tha se janë të gëzuar.
“Gjendja e haxhive tanë është shumë e mirë, këtë vit kemi një numër rekord, që do të thotë se për herë të parë mbushim kuotën e plotë të haxhive që na takon si shtet.
Ky është një gëzim shumë i madh për ne, një sukses si shtet. Por ka qenë edhe një sfidë sepse organizmi për 1597 haxhilerë nuk është i lehtë. Por më angazhimin e të gjithë Kryesisë së Bashkësisë Islame këshillave lokal, besojmë se gjithçka do të shkojë mirë dhe ky udhëtim do të jetës i suksesshëm”, tha Sahiti.
Ai sa kthimi i haxhillerëve në Kosovë pritet të bëhet me datat 8,9 e 10 korrik.