TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Krizë për pelet në Kosovë

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
1
A A
Krizë për pelet në Kosovë

“Nuk e di se si do t’ia dal dimrit”, thotë ky qytetar nga Fushë Kosova, i cili shtëpinë e ngroh me pelet.

“Dimri mund të jetë i paparashikueshëm, temperaturat mund të jenë shumë të ulëta, rrymë po thonë se nuk ka, mund të mos kem as mjete financiare… veç unë punoj në familje”, thotë ai.

Një ton i kësaj lënde djegëse, vitin e kaluar, ka kushtuar rreth 200 euro – sot kushton deri në 450.

Besniku, i cili punon në një agjenci turistike dhe paguhet 450 euro në muaj, thotë se vitin e kaluar ka blerë pesë tonë pelet me 900 euro.

Këtë dimër, mbajtësi i familjes 7-anëtarëshe thotë se do t’i duhen mbi 2.000 euro për të plotësuar nevojat.

Krahas rritjes së çmimit, në treg vërehen edhe mungesa të peletit. Arsyet janë të ndryshme – nga rritja e kërkesës deri te reduktimi i prodhimit.

Qeveria e Kosovës tashmë u ka bërë thirrje qytetarëve që gjatë dimrit, të gjejnë alternativa për ngrohje, për shkak të situatës së paqëndrueshme energjetike.

Dhe këto alternativa janë ose peleti, ose drutë.

Nga Qeveria, po ashtu, janë zotuar se do t’i identifikojnë fabrikat e shuara të peletit në Kosovë dhe se do t’i shqyrtojnë mundësitë për aktivizimin e tyre, me qëllim rritjen e prodhimit.

Në një deklaratë më 10 gusht, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se shumë kompani për prodhimin e peletit kanë dalë nga tregu viteve të fundit, por nuk ka treguar numrin e tyre e as arsyen e shuarjes.

REL ka pyetur Ministrinë që udhëheq ajo nëse ka identifikuar ndonjë kompani të shuar dhe cilat janë mundësitë e përkrahjes së tyre, por nuk ka marrë përgjigje.

REL ka biseduar me Xhevat Shalën, kompania e të cilit “Eko-Pelet” është mbyllur para pesë vjetësh.

Ai thotë se hapësira e vogël për biznes dhe pamundësia për të investuar më shumë e kanë detyruar të mbyllë kompaninë me bazë në Pejë.

“Investimi ka qenë rreth 100 mijë euro. Hapësira e objektit ka qenë e vogël. Objekti është në oborr të shtëpisë. Kam kërkuar ndihmë financiare nga institucionet, por nuk më kanë ndihmuar. Kështu që e kam mbyllur… Fabrika ekziston. Nëse më ndihmon shteti, unë mund ta aktivizoj”, thotë Shala./rel

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pritje minimale, situatë e qetë në pikat kufitare të Kosovës

Pritje minimale, situatë e qetë në pikat kufitare të Kosovës

Oferta turistike e Junikut pasurohet me “Ballkonin Panoramik”

Oferta turistike e Junikut pasurohet me “Ballkonin Panoramik”

Prattipati: Kosova me të vërtetë është shteti më pro-amerikan në botë

Prattipati: Kosova me të vërtetë është shteti më pro-amerikan në botë

Policia zbulon vjedhjen e pyllit në Kaçanik, kapet një i dyshuar

Policia zbulon vjedhjen e pyllit në Kaçanik, kapet një i dyshuar

Franca në çerekfinale, eliminon Paraguain

Franca në çerekfinale, eliminon Paraguain

Pritje minimale, situatë e qetë në pikat kufitare të Kosovës

Pritje minimale, situatë e qetë në pikat kufitare të Kosovës

Oferta turistike e Junikut pasurohet me “Ballkonin Panoramik”

Oferta turistike e Junikut pasurohet me “Ballkonin Panoramik”

Eksod te​ Malisheva, largohen shtatë futbollistë

Eksod te​ Malisheva, largohen shtatë futbollistë

Zyrtare: Gjilani e transferon Potokun nga Ballkani

Zyrtare: Gjilani e transferon Potokun nga Ballkani

Prattipati: Kosova me të vërtetë është shteti më pro-amerikan në botë

Prattipati: Kosova me të vërtetë është shteti më pro-amerikan në botë

Ylber Ramadani pritet të largohet nga Italia, zbulohet destinacioni i ri

Ylber Ramadani pritet të largohet nga Italia, zbulohet destinacioni i ri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën