TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Konjufca: Të gjendet një formë e re e Asociacionit

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Konjufca: Të gjendet një formë e re e Asociacionit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se plani franko-gjerman është i pranueshëm për Kosovën, pasi nuk ka Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe në të.

Sipas tij, duhet të gjendet një formë e re e Asociacionit.

“Kryeministri Kurti para tre muajsh ka thënë që është bazë e mirë që të vazhdohet më tutje. Nuk e di përse i gjithë ky pluhur kur kryeministri ka thënë se ky plan është i pranueshëm për Kosovën, për arsye se aty nuk përmendet kurrfarë Asociacioni”, tha Konjufca.

Ai ka thënë se me këtë plan Kosova merr një farë obligimi sa i përket marrëveshjeve të kaluara e që nënkupton Asociacionin të cilin sipas tij, Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë.

“E tëra që mund të aludohet për nënkuptim në atë plan është që marrëveshjet e deritanishme të arritura në dialog. Pra Kosova e merr një farë obligimi për marrëveshjet e deritashme që janë arritur në dialog, pra në këtë aspekt mund të thuhet eksplicit është referenca e Asociacionit. Por çështja është se këtë Asociacion e ka hedhur poshtë Kushtetuesja dhe tash çështja është të gjendet një formë e re e Asociacionit. Por kjo është e vështirë pas Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë në 23 pika”, tha kreu i Kuvendit.

“Përbrenda Kushtetutës së Kosovës është e lejueshme vetëm një formë e Asociacionit të Komunave, e cila është formale, simbolike, me takime në të cilat komunat ndajnë shqetësime për problemet e tyre të përbashkëta në Republikën e Kosovës. Eventualisht krijojnë ndonjë mekanizëm për atë që lidh interesat e përbashkëta në fusha të veçanta, që janë specifike për rajone të veçanta, psh për ujërat, për mbeturinat – menaxhimin më të mirë të mbeturinave, edhe për çështje të ndryshmekulturore, pse jo. Pra nuk janë të pamundshme asociacionet në Kosovë. Unë mendoj se janë dy rreziqe për Kosovën. E pse kjo nuk është zgjidhja më e mirë dhe pse është kompromis. Është kompromis sepse nuk e ka njohjen legale, por është njohje ‘de-facto’, pra shtetësia e Kosovës nga Serbia nuk pranohet drejtpërdrejt, por në mënyrë të tërthortë”, tha tutje Konjufca.

Në fund, Konjufca i cili ka qëndruar për një vizitë në Këshillin e Evropës ka thënë se fatkeqësisht ka krijuar një përshtypje se çështja e anëtarësimit të Kosovës në KE “gjithnjë e më shumë po bëhet e ndërlidhur” me dialogun me Serbinë. /EO/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arifi: Kurti e propozon Osmanin vetëm nëse e di që dështon

Arifi: Kurti e propozon Osmanin vetëm nëse e di që dështon

Pse Turqia nuk u përfshi në konfliktin SHBA-Izrael-Iran? Flet Ilir Kulla

Pse Turqia nuk u përfshi në konfliktin SHBA-Izrael-Iran? Flet Ilir Kulla

Kosovarët në Lindjen e Mesme – Rreth 1 mijë kosovarë ndodhen në shtetet e sulmuara

Kosovarët në Lindjen e Mesme – Rreth 1 mijë kosovarë ndodhen në shtetet e sulmuara

Flet shqiptarja nga Lugina e Preshevës e cila e paditi Serbinë në Strasburg

Flet shqiptarja nga Lugina e Preshevës e cila e paditi Serbinë në Strasburg

Arifi: Kurti e propozon Osmanin vetëm nëse e di që dështon

Arifi: Kurti e propozon Osmanin vetëm nëse e di që dështon

Reali befasohet nga Getafe në “Santiago Bernabeu”

Reali befasohet nga Getafe në “Santiago Bernabeu”

“Info Nata”- 02.03.2026

“Info Nata”- 02.03.2026

Mbappe jashtë fushe për kohë të pacaktuar

Mbappe jashtë fushe për kohë të pacaktuar

McKennie mbetet te Juventusi deri më 2030

McKennie mbetet te Juventusi deri më 2030

Rubio: Qëllimi i ShBA-së është shkatërrimi i raketave balistike iraniane

Rubio: Qëllimi i ShBA-së është shkatërrimi i raketave balistike iraniane

Udinese triumfon ndaj Fiorentinas

Udinese triumfon ndaj Fiorentinas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën