TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Ish – presidenti i Shqipërisë: BE e SHBA nuk e njohin mirë Serbinë

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Ish – presidenti i Shqipërisë: BE e SHBA nuk e njohin mirë Serbinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian nuk e njohin sa duhet Serbinë, thotë ish-presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani.

Ai konsideron se ky shtet po luan mes Evropës dhe Rusisë, duke u përpjekur të përfitojë në të dyja anët. Kështu shprehet ai, teksa komenton mos-sanksionimin e Serbisë për aktin e agresionit më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

Reklamë

Në intervistën për KosovaPres, Meidani thotë se kjo ngjarje tregon se Serbia nuk ka qenë asnjëherë e sinqertë në procesin e dialogut dhe se ka luajtur teatër gjatë gjithë kësaj kohe.

Ish-kryetari i shtetit shqiptar komenton pozitivisht qasjen e Kosovës për të tejkaluar situatën e tensionuar në veri të vendit.

“Ishte një ngjarje e rëndë, jo vetëm për sulmin por ishte e rëndë edhe në gjithë procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Nga ana tjetër, tregoi që Serbia në këtë proces të dialogut nuk është e sinqertë dhe po luan ose ka luajtur më shumë teatër gjatë gjithë kësaj kohe për të përfituar. Dhe përshtypja ime është që Kosova është treguar dinjitoze, qoftë në gjithë këtë proces dialogu por dhe Policia e Kosovës u tregua jo vetëm dinjitoze por edhe tepër e aftë. Dhe kjo tregon që aty punohet që procesi demokratik dhe procesi i zhvillimit në Kosovë është në rrugën e duhur dhe kjo duhet të kuptohet jo vetëm nga partnerët që janë pjesë e dialogut por edhe të gjitha vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thotë ai.

Serbia ende nuk është sanksionuar nga Bashkimi Evropian për aktin e agresionit në Banjskë të Zveçanit, për çka Meidani konsideron se të njëjtën nuk po e njohin sa duhet.

“Ka një problem, nuk e njohin sa duhet Serbinë dhe orientimin e saj. Ajo po luan midis Evropës-Bashkimit Evropian dhe Rusisë, duke u përpjekur që të përfitojë në të dyja anët. Por, unë mund të them vetëm kaq: historia ka të ardhme dhe për të parë mirë këtë të ardhme është se si do të mbyllet lufta në Ukrainë. Në qoftë se Rusia humbet, Serbia me këtë lloj loje që bën do humbas. Ajo duhet të mendojë sot që të ndjekë një rrugë, rrugën evropiane. Dhe në rrugën evropiane ajo mund të ecë përpara. Ndryshe, duke kërcyer nga një kali në kalin tjetrin, ajo nuk mund të eci përpara dhe i gjithë procesi i zhvillimit të saj por edhe vet proceset në Ballkan do të kenë pasoja jopozitive”, shton ai.

Ish-presidenti i Shqipërisë komenton edhe raportet mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit, ku thotë se elitat politike duhet të bashkëpunojnë.

“Këto janë pastaj pjesë e politikave që janë edhe individuale. Por në fund të fundit, rezoluta u miratua në Parlamentin e Shqipërisë dhe ishte në favor të Kosovës. Natyrisht që mua nuk më pëlqejnë përplasjet e drejtuesve politik në të dy vendet. Natyrisht që gjëja më e mirë është që të bashkëpunojnë në çdo moment, të konsultohen dy elitat politike me njëra-tjetrën. Sepse çështjet janë kaq të thella, kaq komplekse, sa çdo konsultë i shërben kombit shqiptar. Dhe unë nuk e kuptoj përplasjen midis individëve, qoftë edhe për arsye që mund të jenë arsye të thjeshta personale”, deklaron ai për KosovaPress.

 

Tutje, Meidani konsideron se firmosja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive është në dëm të Kosovës.

“Kosova të paktën në këtë periudhë ka qenë e denjë në gjithë procesin e saj. Për sa i përket çështjes së asociacionit unë nuk jam shumë partizan i atyre deklaratave të fuqishme. Mund të ndërtohet një Asociacion që të mos ketë kompetenca ekzekutive, kjo mund t’i shërbejë çështjes. Por, çdo firmosje e Asociacionit me kompetenca ekzekutive është në dëm të Kosovës, ose edhe në dëm të stabilitetit rajonal. Sepse do të ushqejë edhe një herë ato ambiciet e Serbisë, ashtu siç u ushqyen në Bosnjë-Hercegovinën”, shprehet ish-kryetari i Shqipërisë.

Ish-presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani thotë se nuk ka asgjë të keqe nga dialogu dhe se duhet të vazhdohet ky proces.

“Nga dialogu nuk ka asnjë gjë të keqe. Çfarë vendoset në dialog dhe cili është rezultati i dialogut, kjo është më e rëndësishme. Në dialog mund të shkojnë, ashtu ka shkuar edhe Vuçiqi në dialog, mban pozicione që janë të gjitha eterike dhe pa rezultat. Në dialog shkohet të përpiqesh të fitosh nga dialogu dhe natyrisht dhe në bashkëpunim me ndërkombëtarët, por asnjëherë në kurriz të interesave kombëtare dhe të popullit të Kosovës”, përfundon Mejdani në intervistën për KosovaPress.

Në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa janë plagosur edhe policë të tjerë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjska të Zveçanit ku terroristë serbë kanë sulmuar patrullën policore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aliu tregon pse u anuluan disa fluturime mbrëmë

Liburn Aliu jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Infrastrukturës

Zjarri përfshin furrën ‘Adriatiku’ në Mitrovicë – lëndohet një qytetar

Zjarri përfshin furrën ‘Adriatiku’ në Mitrovicë – lëndohet një qytetar

Osmani në Japoni: Sot u dëshmua potenciali për thellimin e bashkëpunimit ekonomik me Tokion

Osmani kujton heroin Ismet Rrahmani: Liria dhe arsimi janë vlera të shenjta

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Ngacmoi një vajzë në Fushë-Kosovë, arrestohet i dyshuari

Lille ia cakton çmimin Zhegrovës, 20 milionë euro për yllin dardan interesim i madh nga Evertoni

Juventusi ka strategjinë për Zhegrovën

Aliu tregon pse u anuluan disa fluturime mbrëmë

Liburn Aliu jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Infrastrukturës

Zjarr shpërtheu në dy depo në Antalia

Zjarr shpërtheu në dy depo në Antalia

Sot nis kampionati evropian i basketbollit, Eurobasket, në katër shtete organizatore

Sot nis kampionati evropian i basketbollit, Eurobasket, në katër shtete organizatore

Dafina Zeqiri nis një kapitull të ri në botën e biznesit

Dafina Zeqiri nis një kapitull të ri në botën e biznesit

Zjarri përfshin furrën ‘Adriatiku’ në Mitrovicë – lëndohet një qytetar

Zjarri përfshin furrën ‘Adriatiku’ në Mitrovicë – lëndohet një qytetar

Osmani në Japoni: Sot u dëshmua potenciali për thellimin e bashkëpunimit ekonomik me Tokion

Osmani kujton heroin Ismet Rrahmani: Liria dhe arsimi janë vlera të shenjta

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X