TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ish-ekipi i radios “Kosova e Lirë” do t’i kthehet punës edhe një herë në bunkerin e luftës

Ish-ekipi i radios “Kosova e Lirë” do t’i kthehet edhe një herë punës në bunkerin, nga i cili për 6 muaj e njoftuan botën për krimet serbe në Kosovë. Ky ekip, këtë shpreson të bëj në ditën e përurimit të këtij bunkeri, e cila shpresoj të jetë më së largu 21 qershori i vitit të ardhshëm. Punimet në Majën e Pallanikut, ndodhën në fazën përfundimtare.

by Fidan Zejnullahu
3 vjet ago
0
A A
Ish-ekipi i radios “Kosova e Lirë” do t’i kthehet punës edhe një herë në bunkerin e luftës

Në vitin 1999, Riza Berisha, në Majën e Pallanikut, doli me një mision të veçantë.

Ai mori pjesë në ndërtimin e bunkerit të radios “Kosova e Lirë”.

“E kemi hap bunkerin me mjete të thjeshta, me kazmë, me shati, kaci, me popull e ushtri”, tregon Rizah Berisha, ish-punëtor i Radios “Kosova e Lirë”

Por, bunkeri i Radios për afër tri dekada, u harrua nga institucionet e vendit.

E së fundmi, kanë filluar edhe punimet që këtij bunkeri t’i kthehet pamja që e kishte.

“Mbi 95% ju ka kthyer historikut të bunkerit të luftës, janë bërë punë të mira e të shkëlqyeshme, që do të jenë qindravjeçare”, thotë Berisha.

Ndërkohë, sipas kompanisë “Smakaj” punimet pritët të përfundojnë brenda disa ditëve.

“Është kryer bunkeri në të gjitha fazat, në përjashtim të derës që kemi me montuar, tash e kemi vetëm obeliskun dhe antenën, javën tjetër të gjitha punimet çka janë me kontratë do të përfundojnë”, thotë Naim Bytyqi, përfaqësues i kompanisë “Smakaj”

E që bunkerit t’i kthehet pamja që e kishte dikur, u angazhua i gjithë ish-ekipi i kësaj radioje.

“Kam ardh në vendin ku ka qenë bunkeri, me arkitekti Hamdi Qorri, të cilin dua ta falënderoj publikisht, e kam lut të na i bëj një projekt gratis me të cilin do të aplikojmë në Agjencinë për
Menaxhimin e Komplekseve Memoriale me shpresë që ata do ta marrin si projekt të tillë dhe do ta implementojnë”, shprehet Gazmend Elshani, ish-kameraman i radios “Kosova e Lirë”.

Bunkeri pritet të përurohet, më së largu me 21 qershor të vitit të ardhshëm.

E në këtë ditë, Nusret Pllana thotë se mund t’i rikthehet edhe për një ditë punës si moderator i luftës.

“Në ditën e fundit kam qenë ulur këtu, Martinin e kam pasur ballë për ballë dhe mi ndërronte letrat. Këtu kanë qenë mixetat, dhe operatorët Valdet Hoti dhe të tjerët. Për fat të mirë jemi të gjithë ekipi gjallë dhe do ta improvizojmë komplet emisionin e fundit”, Nusret Pllana, ish-moderator i radios “Kosova e Lirë”

Ndonëse punimet nuk kanë përfunduar, vendi ka filluar ta tërheq vëmendjen e vizitorëve.

Një nga ta,ishte ish-ushtari i UÇK-së, Afrim Hysenaj.

“Ky vend e ky bunker është zëri i parë në luftë që gjithë shqiptarëve i ka jep shpresë që Kosova është në rrugën e çlirimit”, shprehet ai.

Ndryshe, radios “Kosova e Lirë” e filloi transmetimin me 4 janar dhe punoi në kushte lufte deri me 21 qershor të vitit 1999.

Tags: bunkeriRadio “Kosova e Lirë”rikthimi i emisionit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nga tryeza për bashkëjetesën ndërfetare kërkohet unitet e dialog

Nga tryeza për bashkëjetesën ndërfetare kërkohet unitet e dialog

Prokuroria kërkon dënim të përjetshëm për tre të akuzuarit për sulmin terroristë në Banjskë

Rasti Banjska, mirëpritet kërkesa për burgim të përjetshëm ndaj të akuzuarve

Nis aksioni i jashtëzakonshëm i inspektimeve- ndërpritet puna në disa vendpunishte

Nis aksioni i jashtëzakonshëm i inspektimeve- ndërpritet puna në disa vendpunishte

Zogaj: Jemi pro rikthimit të Osmanit në LDK

Kurti: Zgjerimi i BE-së, çelës për sigurinë evropiane

Kurti: Të fokusuar për shfrytëzimin e plotë të mundësive që ofron Plani i Rritjes

Konjufca: Dialogu me Serbinë në gjendje të vështirë, akuzon Beogradin

Konjufca: Dialogu me Serbinë në gjendje të vështirë, akuzon Beogradin

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Trump thotë se Izraeli dhe Libani do të hyjnë në një armëpushim dhjetëditor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën