Përmes një postimi në Twitter, Bildt ka thënë se situata mund të tensionohet edhe më shumë pasi që Kosova ka paralajmëruar se do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, raporton teve1.info
“Kriza po shpërthen sërish në veri të Kosovës. Gjërat gjithashtu do të nxehen pasi Kosova synon të dorëzojë aplikacionin në Bashkimin Evropian në ditët në vijim”, ka shkruar Bildt.
Më tej, Bildt deklaroi se se duhet të respektohen marrëveshjet e arritura më parë.
“Por, përpara se ai aplikim të lëvizë kudo, ka marrëveshje që duhen respektuar dhe duhet të ndërmerren hapa të vështirë”, ka shkruar Bildt./teve1.info
And crisis is brewing in northern 🇽🇰 again. Things will also heat up as Kosovo 🇽🇰 intends to submit 🇪🇺 application in the next few days. But before that application moves anywhere there are agreements that must be respected and difficult steps to be taken. pic.twitter.com/G8ol86xMox
— Carl Bildt (@carlbildt) December 11, 2022