TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjykata e Ferizajt: Vendimi për urdhërin e mbrojtjes së 35-vjeçares i ishte dërguar Policisë së Lipjanit

by Lindrit Zejnullahu
3 vjet ago
0
A A
Paraburgim 1 muaj ndaj Z.Z., i dyshuar për dhunim

Gjykata Themelore në Ferizaj

Përmes komunikatës, Gjykata thotë se ka aprovuar kërkesën për urdhër mbrojtjeje të viktimës më 13 shtator në kohëzgjatje prej 6 muajsh dhe se i është dorëzuar Stacionit Policor në Lipjan i cili është urdhëruar ta bëjë zbatimin e tij.

“Gjykata pas mbajtjes së seancës së shqyrtimit të kërkesës së urdhrit mbrojtës, me datë 13.09.2022 ka lëshuar aktvendimin për urdhër mbrojtje me të cilën ka aprovuar kërkesën për urdhër mbrojtje të palës së mbrojtur dhe palës përgjegjëse i ka shqiptuar masat mbrojtëse sipas nenit 5 dhe 6 të Ligjit për Mbrojtje nga dhuna në familje, në kohëzgjatje prej gjashtë muajve duke filluar nga data 13.09.2022 deri më datë 13.03.2023. Ky aktvendim i është dorëzuar palëve dhe atë palës përgjegjëse, mbrojtësit të tij, palës së mbrojtur, mbrojtësit të viktimave, QPS –Lipjan si dhe Stacioni Policor në Lipjan i cili është urdhëruar që ta bëjë zbatimin e vendimit të urdhrit mbrojtës”, thuhet në komunikatë.

Sipas Gjykatës, më 23 shtator i pandehuri është shpallur fajtor për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe i është shqiptuar dënim me gjobë.

Tutje, në komunikatë thuhet se Prokuroria Themelore në Feriaj më 10 gusht ka ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarit për veprën penale “kanosja”.

Lidhur me këtë, është mbajtur seanca më 7 shtator ku i pandehuri ka deklaruar se nuk e pranon fajësinë.

Ndërkaq, avokati i tij më 26 shtator ka paraqitur kërkesë për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave – gjë të cilën e ka refuzuar kjo Gjykatë.

“Me datë 07.09.2022 lidhur me këtë aktakuzë është caktuar dhe mbajtur shqyrtimi fillestar, me ç ‘rast i pandehuri S.H. ka deklaruar se nuk e pranon fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohet. Gjykata në afatin prej 30 ditëve konform nenit 245, 249 dhe 250 të KPP-së, i ka njoftuar të pandehurin dhe mbrojtësin e tij se mund të paraqesin kërkesë për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimit të provave. Mbrojtësi i të pandehurit S.H. me datë 26.09.2022 ka paraqitur kërkesë për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimit të provave. Gjykata me datë 18.11.2022, ka marr aktvendim dhe ka refuzuar kërkesën e mbrojtësi të pandehurit për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimit të provave”, thuhet në njoftim./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ambasadori suedez: Integrimi i arsimit e shëndetësisë serbe në sistemin e Kosovës përmes dialogut të Brukselit

Ambasadori suedez: Integrimi i arsimit e shëndetësisë serbe në sistemin e Kosovës përmes dialogut të Brukselit

Qendra e Paraburgimit në Prishtinë me programe rehabilituese

Qendra e Paraburgimit në Prishtinë me programe rehabilituese

​Kryetari i Vushtrrisë mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

​Kryetari i Vushtrrisë mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Ndalohet për 48 orë edhe një kryesues për manipulim të votave në Malishevë

Ndalohet për 48 orë edhe një kryesues për manipulim të votave në Malishevë

Mbi 4 mijë vende pune pritet të krijohen në Bullgari

Mbi 4 mijë vende pune pritet të krijohen në Bullgari

Ambasadori suedez: Integrimi i arsimit e shëndetësisë serbe në sistemin e Kosovës përmes dialogut të Brukselit

Ambasadori suedez: Integrimi i arsimit e shëndetësisë serbe në sistemin e Kosovës përmes dialogut të Brukselit

Sulmet izraelite në Gaza vazhdojnë, një fëmijë 3-vjeçar në mesin e të vrarëve

Sulmet izraelite në Gaza vazhdojnë, një fëmijë 3-vjeçar në mesin e të vrarëve

Cher shpall gabimisht këngëtarin e ndjerë si fitues të Grammy-t

Cher shpall gabimisht këngëtarin e ndjerë si fitues të Grammy-t

Kush triumfoi? Lista e plotë e fituesve të Çmimeve Grammy 2026

Kush triumfoi? Lista e plotë e fituesve të Çmimeve Grammy 2026

Qendra e Paraburgimit në Prishtinë me programe rehabilituese

Qendra e Paraburgimit në Prishtinë me programe rehabilituese

Kalimi i Rafasë rihapet me kufizime, mijëra palestinezë presin ende evakuim mjekësor urgjent

Kalimi i Rafasë rihapet me kufizime, mijëra palestinezë presin ende evakuim mjekësor urgjent

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën