Gjermania shmangu humbjen në fund ndaj Zvicrës, në sfidën e Grupit A, aty ku barazuan 1-1.
Kombëtarja helvete i shkoi shumë afër fitores, por pak sekonda nga fundi, u “thyen”.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Zvicrës falë golit të Ndoye në minutën e 29-të, ndërsa Fullkrug, vendosi baraspeshën në minutën e 92-të.
Vlen të përmendet, se u anuluan edhe dy gola, nga një për secilën kombëtare.
Ndërsa Hungaria ka shënuar fitore në momentet e fundit kundër Skocisë
Me këtë barazim, Gjermania ruan vendin e parë në grup me 7 pikë, ndërsa Zvicra renditet e dyta me 4 pikë, Hungaria e treta me tri pikë dhe Skocia e fundit me 1 pikë.