TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

FSK për 13 vite asgjësoi mbi 13 mijë mjete e pastroi 63 milionë metra katrorë

Sot është shënuar dita ndërkombëtare e vetëdijësimit kundër deminimit. Në qytetin e Ferziajt, FSK prezantoi mjetet e tyre dhe ku u bë e ditur nga ta se që nga themelimi janë asgjësuar mbi 13 mijë mjete shpërthyese. Pjesë e organizimit ishin edhe organizatat ndërkombëtare që veprojnë në këtë fushë. E i impresionuar me këto rezultate u pa zv.ministri i mbrojtjes, Shemsi Syla.

by Lindrit Zejnullahu
2 vjet ago
1
A A
FSK për 13 vite asgjësoi mbi 13 mijë mjete e pastroi 63 milionë metra katrorë

Janë ndër mjetet më të sofistikuara për deminim.

Pikërisht në ditën ndërkombëtare të deminimit, Forca e Sigurisë së Kosovës vendosi t’i prezantojë mjetet që i posedon.

Pjesë e këtij prezantimi ishte edhe zv.ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla bashkë me udhëheqës të FSK-së.

Aty ai u njoftua me punën e bërë nga pjesëtarë të këtij njësiti në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Gjatë këtyre viteve ka pasur mbi 4 mijë thirrje që i është përgjigjë po ashtu ekipet e pastrimit në terren kanë bërë një punë të jashtëzakonshme. Në kuadër të 63 milionë metra katrorë një kontribut jashtëzakonisht të madh ku e kemi prej vitit 2010 deri në 2023 që nga koha që kemi marrë përgjegjësi të plota janë mbi 7 milionë metra katrorë të pastruara dhe kemi 13 mijë e 224 mjete të asgjësuara me fishekë, me pjesë tjera përbërëse në operacionet tona”, tha Petrit Loxha – oficer për operacione në kompaninë e deminimit

Derisa aty u fol edhe për specifikat e këtyre mjeteve deminuese.

“Kjo është një pajisje e cila na ndihmon me bë shkatërrim të mjeteve nga distanca deri në 3 kilometra, bën demolim ka mundësi 4 shkrepje (demolime) në të njëjtën kohë me i bë, edhe në mënyrë të sigurt. Ky është një detektor që e detekton llojin e eksplozivit”, u shpreh Toger Buqaj.

Pjesë e këtij organizimi ishin edhe disa organizata ndërkombëtare që japin kontributin e tyre në këtë fushë.

Edhe përfaqësuesit e tyre prezantuan mjetet por edhe të arriturat e tyre përgjatë këtyre viteve në Kosovë.

I impresionuar me këtë punë u pa edhe numri dy i Ministrisë së Mbrojtjes, i cili i inkurajoi ata në vazhdën e sukseseve të reja në ç’minime.

“Është punë kolosale, çdo metër katrorë ka mundur ta ketë një rrezik për jetë ju jeni ata që e keni eliminu atë rrezik për jetë dhe njerëzve ua keni siguru jetën, ua keni vazhdu jetën”, tha Syla.

Kompania e deminimit funksionon nga vitit 2001 ku nga transformimi në FSK prej vitit 2009 ka pasur përgjegjësi të plota edhe të reagimit në operacione të ndryshme, e që në strukturë ka 124 pjesëtarë.

Tags: asgjesimi i mjeteve shperthyeseFSK
ShareTweet

Postime të ngjashme

Bulliqi: Nga shtatori, Podujeva do të ofrojë mbështetje edukative për fëmijët me autizëm

Bulliqi: Nga shtatori, Podujeva do të ofrojë mbështetje edukative për fëmijët me autizëm

Nis gjykimi në mungesë ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Reçak

“fillimisht e vrasin Banush Kamerin, të cilit pastaj ia prejnë kokën” – prokurori trondit gjatë leximit të aktakuzës për krimet serbe në Reçak

“Dosjet të shfrytëzohen që Serbia të paditet për gjenocid” – Gjykimi dhe hetimi i krimeve të luftës

​Gjenden mbetje të tjera mortore në Kalludër të Vogël, vazhdojnë gërmimet për varrezën e dyshuar masive

Kosova ia ekstradon një shtetas të saj Suedisë, kërkohej nga Interpol

Dy persona gjobiten me nga 500 euro për djegien e hamulloreve në Klinë

Dy persona gjobiten me nga 500 euro për djegien e hamulloreve në Klinë

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Kapet në Prishtinë i dënuari për vrasje në Shqipëri, kishte përdorur pesë identitete të ndryshme

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën