TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Escobar – Qeverisë: E ka marrë dialogun vetëm me “po-jo”, një vend prej 1 mln e gjysmë s’na bind t’i ndryshojmë taktikat

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Escobar: Veturat që operojnë në veri duhet të regjistrohen sipas ligjeve të Kosovës

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka kritikuar Qeverinë e Kosovës që, siç thotë ai, e ka marrë dialogun si një opsion vetëm “po apo jo”.

Ai në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’ i dha mbështetje edhe deklaratës së Bashkimit Evropian, ku Kosovës i kërkohet angazhim i menjëhershëm për ta formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Zëri i Amerikës: Serbia dhe Kosova janë ende në një rënie të gjatë. A ka ardhur koha për një lloj përqasjeje të re nga BE-ja dhe SHBA-ja që do të ndikonte tek vendosmëria e tyre?

Gabriel Escobar: Jo. Nëse do të më duhej të thoja diçka, nuk do të jetë për një përqasje të re nga partnerët brenda dialogut. Ka ardhur koha për një përqasje të re për disa nga personat që e kanë marrë dialogun si një opsion vetëm “po apo jo”. Dhe e kam fjalën konkretisht për qeverinë e Kosovës. Ata kanë një detyrim të qartë për çfarë duhet të bëjnë. Dhe mendoj se deklarata e Borrellit ishte shumë e qartë. Serbinë e inkurajojmë të vazhdojë të jetë konstruktive dhe e duruar, por gjithashtu vazhdojmë t’i kërkojmë Serbisë të mos bëjë ndonjë gjë destabilizuese brenda Kosovës. Do të duhet të vazhdojmë të punojmë me dialogun. Nuk ka alternativë. Nuk ka alternativë për rajonin përveç integrimit evropian.

Zëri i Amerikës: Cili është komenti juaj për kritikat e shprehura nga Kryeministri Kurti për ndërmjetësin Miroslav Lajçak?

Gabriel Escobar: Lajçaku gëzon besimin e plotë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara. Të gjitha vendet e BE-së bënë një deklaratë të përbashkët pas dështimit të bisedimeve, me mbështetje për Lajçakun. Është diçka me të cilën duhet të përballen. Lajçaku nuk do të largohet. Dialogu nuk do të largohet. Dhe nuk mendoj se një vend prej një milion e gjysmë do ta bindë komunitetin transatlantik prej 700 milionësh që të ndryshojë taktikat e tij. Mendoj se duhet të ketë një përqasje më pragmatike nga qeveria e Kosovës. Më duhet të them edhe diçka tjetër. Gjatë javës së fundit jam alarmuar nga sulmet personale ndaj Lajçakut që ekzistojnë në sferën shoqërore të Kosovës. I kërkova Presidentes Osmani dhe Kryeministrit Kurti që t’i dënojnë këto sulme. Nuk po them se vijnë nga qeveria e Kosovës, por qeveria e Kosovës duhet të jetë shumë e qartë se sulmet personale ndaj përfaqësuesit të posaçëm janë të papranueshme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Komandanti i FSK-së takon ekipin amerikan të ISG-së në kuadër të ushtrimit logjistik TTX

Komandanti i FSK-së takon ekipin amerikan të ISG-së në kuadër të ushtrimit logjistik TTX

Rubin për akuzuat e Martyt: Përfunduan në hiç

Rubin për akuzuat e Martyt: Përfunduan në hiç

​Prezantohet skema e re e granteve për energji të pastër, kjo është shuma financiare

​Prezantohet skema e re e granteve për energji të pastër, kjo është shuma financiare

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj

Aksident mes dy veturave në Makoc të Prishtinës, një i lënduar

Lautaro Martinez nuk pritet të jetë titullar ndaj Ajax

Klubi evropian që mund të nënshkruajë me Alaban në verën e vitit 2026

Klubi evropian që mund të nënshkruajë me Alaban në verën e vitit 2026

Të paktën 37 palestinezë të vrarë në Gaza, ndërsa Izraeli bombardon ndërtesën më të lartë të banimit

Pas raportit të OKB-së, Amnesty International i bën thirrje Britanisë të “ndëshkojë”gjenocidin

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj

Aksident mes dy veturave në Makoc të Prishtinës, një i lënduar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën