TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Drafti i BE-së për asociacionin në përputhje me Kushtetutën

Nga partia në pushtet thonë se Drafti i Bashkimit Evropian për asociacionin është në përputhje me Kushtetutën. Por, për këtë dhe rrugën tutje të zbatimit të marrëveshjes, Kurti e Vuçiq nesër do të kenë takime të ndara me liderët evropianë. Njohësit e çështjeve politike thonë se Banjska ka ndikuar në dinamizmin e këtij procesi.

by Valmir Gallopeni
3 vjet ago
0
A A
Mbërrin në Kosovë pesëshja diplomatike

Ende pa u bërë një javë nga vizita e pesë emisarëve në Kosovë e Serbi, mesazhet e tyre kanë filluar të japin efekt në procesin e dialogut.

Në takime të ndara, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, të enjten do të takohen me kancelarin gjerman Olaf Shcloz, presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministren e Italisë Giorgia Meloni si dhe me përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian.

Nga BE thonë se nuk ka të planifikuar ndonjë takim mes Kurtit e Vuciqit.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka njoftuar se kryeministri Kurti ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e së enjtes.

“Kryeministri Kurti i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së 5 emisarëve për një takim me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Presidentes së Komisionit Evropian, në margjina të samitit të Këshillit Evropian. Takimi do jetë në kuptim të diskutimeve të nisura me 5 emisarët gjatë vizitës së tyre në Prishtinë me datën 21 tetor, në të cilin ata propozuan një plan të ri që përfshinte një paketë më të plotë të zbatimit gjithëpërfshirës të Marrëveshjes Bazike bashkërisht me një draft të propozuar për zbatimin e nenit 7”, thuhet nga Qeveria e Kosovës.

Sa i përket draftit të statutit të asociacionit që ka propozuar Bashkimi Evropian, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, thotë se është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Në një shikim sipërfaqësor, është plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe kurrfarë niveli i pushtetit në Kosovë. Por edhe kjo nuk mendoj që është temë e negociatave me Serbinë. Nëse ndonjëherë ndodhë ndonjë draft i Asociacionit ai do të propozohet nga Republika e Kosovës, nëse ndodhë”, ka thënë Konjufca.

Belgëzim Kamberi nga Instituti për Politika Sociale thotë se sulmi terrorist në Banjska ka bërë që BE të dal me një draft për asociacionin.

“Në mungesë të prezantimit të këtij drafti dhe propozimit realisht nga Qeveria e Kosovës, tashmë jemi në një fazë që ky draft po propozohet realisht nga ndërmjetësuesit ndërkombëtarë. Kjo është edhe një hap tutje që me sa duket e ka prodhuar edhe e ka përshpejtuar po themi kështu edhe ngjarja në Banjska. Edhe duket se ngjarja në Banjskë vetëm e ka dinamizuar nevojën e zbatimit të marrëveshjes të planit franko-gjerman”, ka thënë Kamberi për Tëvë 1

Qeveria e Kosovës deri më tani ka propozuar vetëm një draft-vizion për të cilin ka thënë se është i mbështetur në modelin kroat për pakicat kombëtare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku: LVV nuk e deshi Vjosa Osmanin për presidente – kërkoi kontroll të plotë të pushtetit

Abdixhiku: LVV nuk e deshi Vjosa Osmanin për presidente – kërkoi kontroll të plotë të pushtetit

Tahiri: Edhe sonte në seancën e fundit, Kurti goditi opozitën dhe tentoi t’ia hedhë fajin për krizën

Tahiri: Edhe sonte në seancën e fundit, Kurti goditi opozitën dhe tentoi t’ia hedhë fajin për krizën

Rushiti: Pranova kandidaturën për presidente për të ndihmuar në tejkalimin e ngërçit politik

Rushiti: Pranova kandidaturën për presidente për të ndihmuar në tejkalimin e ngërçit politik

Kurti del në konferencë bashkë me Rushitin: Sjellja e opozitës, joshtetërore dhe antiinstitucionale

Bajrami thotë se me votat e LDK-së Haxhiu s’do të bëhet kryetare e Kuvendit

Bajrami: LVV me duartrokitje e dërgoj vendin përsëri në zgjedhje

Kosova pa president, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme

Kosova pa president, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme

Policia vendos shirita afër objektit të Kuvendit të Kosovës, ku po mbahet seanca për Presidentin

Policia vendos shirita afër objektit të Kuvendit të Kosovës, ku po mbahet seanca për Presidentin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën