TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Demonstrata e fëmijëve të Prishtinës që tronditi Serbinë

Me datën 1 qershor, mijëra fëmijë pushtuan rrugët e Prishtinës. Por, jo për ta festuar Ditën Ndërkombëtarë të Fëmijëve, por për të protestuar kundër regjimit të Beogradit. Si ju bashkuan fëmijët demonstratave gjithëpopullore në atë kohë, për Tëvë1 kanë treguar ish-anëtarët e Këshillit Republikan të Protestave.

by tëvë1
3 vjet ago
2
A A
Demonstrata e fëmijëve të Prishtinës që tronditi Serbinë

Më 1 qershor të vitit 1998, rrugët e kryeqytetit u mbushën më fëmijë.

Por, në Ditën Ndërkombëtare të tyre, në Prishtinë nuk dolën për të festuar.

Këta të mitur, kishin kërkesa të një natyre krejt tjetër.

Është kjo demonstrata e mijëra fëmijëve, kundër regjimit të Beogradit.

Në duart e tyre të njoma fëmijët mbanin porosi të qarta.

Madje edhe fotografi të komandantit legjendar, Adem Jashari, i cili dy muaj para kësaj proteste ra heroikisht në Prekaz, së bashku me 10 moshatarë të po këtyre fëmijëve.

Por, si erdhi deri të organizimi i kësaj proteste?

Ish-anëtari i Këshillit Republikan të Protestave, Fadil Hysaj, thotë se atë vit për dy muaj organizuan protesta gjithë popullore.

E njërës prej tyre, iu bashkuan edhe fëmijët e shkollave të kryeqytetit.

“Mendoj që kanë qenë prej shkollave, mendoj që kanë qenë një grup i arsimtarëve. Kjo tregon deri në çfarë shkalle ka qenë trysnia dhe segregacioni..”, ka thënë Hysaj.

Hysaj tregon se sa e rëndë ishte t’i shihje fëmijët në demonstrata.

“Ne i shohim këta fëmijë në këtë protestë që sillen si të rritur dhe në njëfarë mënyrë tregon që ka ndodh diçka e tmerrshme në vitet e 90. Ky është brezi që nuk ka pas fëmijëri”, tregon ai.

E ish-zëdhënësi zyrtar i këtyre protestave, Milazim Krasniqi, thotë se kjo ishte njëri nga protestat me emocionuese.

“Ka qenë njëra nga protesta më emocionale që mund të imagjinohej, sepse ishin me mijëra fëmijë në rrugë që brohorisnin “Drenicë, jemi me ty!”, pastaj “Krejt Kosova, UÇK’”, thotë Krasniqi.

Profesori universitar në departamentin e Gazetarisë pranë Universitetit të Prishtinës, thotë se kjo ngjarje pushtoi mediat e huaja.

“Rreziku ishte shumë i madh, sepse në të gjitha anët ishim të rrethuar nga snajperistë serbë dhe nga policë, frika jonë si organizator ka qenë shumë e madhe nga mundësia e brutalitetit të policisë ndaj fëmijëve, por falë Zotit ajo kaloi në qetësi, pastaj u bë një ngjarje e madhe botërore”, shprehet ai.

Ndryshe, vetëm gjatë luftës së fundit në Kosovë nga forcat serbe janë vrarë 1432 fëmijë shqiptarë.

Kronika e realizuar nga gazetari Fidan Zejnullahu

Tags: Demostratat e femijeveKosoveviti 1998
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shpallen të pafajshëm Haxhiu dhe të tjerët për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës pas 10 vitesh

Shpallen të pafajshëm Haxhiu dhe të tjerët për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës pas 10 vitesh

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

​Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve

​Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve

​Kusari-Lila: Bllokuesit e konstituimit të Kuvendit janë partitë opozitare

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

Shpallen të pafajshëm Haxhiu dhe të tjerët për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës pas 10 vitesh

Shpallen të pafajshëm Haxhiu dhe të tjerët për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës pas 10 vitesh

Gjermania lehtëson eksportet e armëve për Gjirin Persik

Gjermania lehtëson eksportet e armëve për Gjirin Persik

Instagram sjell ndalimin e Reels me një trokitje në ekran

Instagram sjell ndalimin e Reels me një trokitje në ekran

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

PD-ja protestë kombëtare, Sali Berisha: Të bllokohen rrugët me makina

PD-ja protestë kombëtare, Sali Berisha: Të bllokohen rrugët me makina

​Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve

​Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve

​Kusari-Lila: Bllokuesit e konstituimit të Kuvendit janë partitë opozitare

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën