tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Çohu: MINT s’ka kapacitetet e nevojshme për të garantuar cilësi më të madhe të naftës

tëvë1 nga tëvë1
13/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, Çohu, ka thënë se Ministria e Tregtisë Industrisë dhe Ndërmarrësisë nuk ka kapacitetet e nevojshme për garantuari cilësi më ta madhe të naftës në Kosovë.

Ky konstatim është nxjerrë nga hulumtimi i kësaj organizate, i cili është publikuar të mërkurën.

Në këtë konferencë, Arton Demhasaj, drejtor ekzekutiv i organizatës Cohu! ka paraqitur disa nga gjetjet rreth cilësisë së naftës që hyn në Kosovë.

Hulumtimi i Preportr për derivatet e naftës ka gjetur se edhe pse janë ndërmarrë disa veprime për përmirësimin e cilësisë së naftës dhe derivateve të saj, ajo ende mbetet një sfidë. Sistemi i kontrollit që bëhet nga institucionet nuk siguron cilësi të duhur të derivateve të naftës.

Demhasaj ka thënë se sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, për vitin 2022 kompanitë kanë importuar naftë dhe derivate të saj në vlerë prej 58147.82785 ton. Kjo sasi e naftës ka ardhur nga vendet si Serbia, Greqia, Maqedonia e Veriut etj.

“Hulumtimi ka gjetur se gjatë vitit 2022 janë ndërmarrë disa veprime për ngritje të cilësisë së derivateve të naftës por që nuk duken të mjaftueshme. Kjo sipas hulumtimit ndodhë për shkak se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë, nuk i ka kapacitetet e nevojshme për të garantuar cilësi më të madhe të derivateve të naftës”, tha ai thuhet në komunikatë.

Po ashtu në konferencë nga Demhasaj u prezantuan të dhënat e një anketimi me rreth 300 respondentë i realizuar nga Çohu!, përmes të cilit qytetarët kanë dhënë mendimet e tyre lidhur me cilësinë e naftës dhe derivateve të saj.

Më shumë se 60 përqind e respodentëve kanë thënë se cilësia e derivateve të naftës nuk është aspak e mirë. Mesatarisht e mirë kanë menduar 27 përqind e respodentëve. Ndërsa e mirë vetëm rreth 4 përqind e tyre.

Në pyetjen se a kanë vërejtur përmirësim të cilësisë së naftës, viteve të fundit vetëm më shumë se pesë përqind prej tyre kanë thënë po, pak 21 përqind, nuk kanë vërejtur përmirësim kanë thënë më shumë se 73 përqind të respodentëve.

Qytetarët në shumicë kanë thënë se kanë pasur defekte në automjetet e tyre për mungesë të cilësisë së naftës dhe benzinës. 64 përqind prej tyre kanë thënë se kanë vërejtur defekte, më shumë se 35 përqind kanë thënë se nuk i kanë vërejtur këto defekte.

Ndryshimet që i kanë vërejtur te automjetet e tyre në mungesë të cilësisë, thonë të jenë performanca e dobët e automjetit, shpenzime më shumë, defekte në gjithë sistemin e naftës, dëmtime në motor, bllokim të filterit të naftës për shkak të naftës jo të filtruar mirë, ndërrim të shpeshtë të filterit të naftës, mungesë të fuqisë së motorit etj.

Megjithëse janë përballur me të gjitha këto probleme qytetarët nuk janë ankuar në asnjë institucion për problemet e tyre me cilësinë e naftës dhe derivateve të naftës. Më shumë se 96 përqind kanë thënë se nuk janë ankuar, kurse vetëm pak më shumë se tre përqind kanë thënë se janë ankuar në institucione për mungesën e cilësisë së naftës./teve1.info/

Tags: cilesia e naftesÇOHUMINT

Villa e Radoiçiqit duhet t’i kalohet Policisë së Kosovës që të kontrollohet Liqeni i Ujmanit, sepse disa para Albin Kurtit donin me nda me Serbinë, thotë Gashi

02/10/2023

Gashi: Shteti i Kosovës do të lëshojë urdhër-arrest për Radoiçiqin në mënyrë që të bëhet ekstradimi i tij në Kosovë

02/10/2023

Shpërthim në një fabrikë të riciklimit në Oxfordshire

02/10/2023

Arrestohet një grua e dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë

02/10/2023

Gashi thotë se Radoiçiqi ka pasur pushtet në veri falë atyre që kanë qenë në pushtet para Kurtit

02/10/2023

Fiorentina “pa mund të madh” ndaj Cagliarit

02/10/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.