TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Berisha i cilëson propagandë deklarimet e qeveritarëve për konflikt të mundshëm me Serbinë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Berisha i cilëson propagandë deklarimet e qeveritarëve për konflikt të mundshëm me Serbinë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha i ka cilësuar si propagandë deklarimet e qeveritarëve për një sulm tjetër të mundshëm terrorist sikur ai i Banjskës dhe mundësinë e një konflikti të ri me Serbinë.

Berisha në emisionin “Ditari” në Tëvë1, tha se deklarime të tilla nga qeveritarët mund të kenë pasoja negative edhe për investime të huaja në Kosovë.

“Derisa këtu prodhohen vazhdimisht lajme për pasiguri dhe mundësi të një lufte siç po bëjnë dy zv.kryeministrat dhe ministrat përkatës, atëherë Kosova si burim i lajmeve të pasigurisë nuk është vend dhe ambient për investime të huaja. Që do të thotë, po ta shohësh në vlerësim objektiv pa opozitarizëm, pa politikë, duhet me kriju dyshimin a thu këta njerëz kanë agjendë për ta dëmtuar deri në këtë shkallë Kosovën”, tha deputeti i PDK-së në Tëvë1.

Madje ai ironizoi duke pyetur se a duhet t’i besojmë “propagandës” së Qeverisë, apo përfaqësuesve evropianë  e NATO-s të cilët të cilët garantojnë siguri dhe mbështetje për Kosovën.

Por që kjo sipas Berishës, pritet nga një Qeveri që siç tha ai, ka ardhur në pushtet pikërisht përmes propagandës dhe kauzave të rrejshme.

“Në qoftë se mashtron ambasadori amerikan, përfaqësuesi amerikan, sekretari i NATO-s, përfaqësues evropianë që komunikojnë me Kosovën që e mbështesin procesin politik në Kosovë, se vërtetë Kosova si na tha ambasadori tha “fleni pa qorapa” … Pra tash kujt duhet t’i besojmë propagandës dhe linçimeve të një Qeverie që u tregu e pa suksesshme dhe Qeveri që erdhi përmes një propagande denigruese ndaj çdo arritje në vendin e vet, që erdhi përmes kauzave të rrejshme që asnjërën nuk e bëri realitet”, shtoi Berisha.

Ndryshe, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla-Schwarz, ka deklaruar se ideja e shkëmbimit të territoreve apo ri përcaktimit të kufijve mund të çojë në një luftë të re në Ballkanin Perëndimor.

Sipas saj, një ide e tillë është e rrezikshme.

“Ky plan nuk zgjidh probleme, por krijon të reja për të gjithë rajonin. Precedenti i ndryshimit të kufirit në Ballkan mund të jetë shumë i rrezikshëm dhe mund të nisë një luftë të re,” tha ajo për platformën ukrainase të lajmeve “European Pravda”.

Derisa, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se shteti duhet të jetë gati për luftë, pasi shtoi se një sulm hibrid nga Serbia gjithmonë mund të fillohet.

Bislimi ka thënë se një luftë konvencionale është e pamundur tani, pasi jemi të mbrojtur nga paqeruajtësit e KFOR-it.

“Ne duhet të jemi gati për luftë. Po, një luftë konvencionale është e pamundur tani, pasi ne jemi të mbrojtur nga paqeruajtësit e KFOR-it. Megjithatë, siç ka treguar shembulli i Banjskës, një sulm hibrid gjithmonë mund të fillohet kundër nesh – dhe ne duhet të përgatituni që kjo të ndodhë përsëri në çdo kohë”, ka deklaruar Bislimi, për platformën ukrainase të lajmeve European Pravda..    

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku takohet me drejtoreshën amerikane për Evropën Jugqendrore

Abdixhiku mohon deklaratat e Osmanit se ish-opozita s’pati gatishmëri për të gjetur zgjidhje

Orav: Kosova mbetet e ndjeshme nga dezinformatat serbo-ruse

Orav: Kosova mbetet e ndjeshme nga dezinformatat serbo-ruse

Ekzekutohen shtesat e rritura për fëmijë

Ekzekutohen shtesat e rritura për fëmijë

Miratohet Projektligji për Inspektoratin e Arsimit

Qeveria miraton kërkesën e MF-së për kursime dhe ndarje

FC Prishtina konfirmon kthimin e Tovërlanit

FC Prishtina konfirmon kthimin e Tovërlanit

Miratohet Projektligji për Inspektoratin e Arsimit

Qeveria miraton kërkesën e MF-së për kursime dhe ndarje

“Pastrimi” paralajmëron procedura përmbarimore për borxhlinjtë

“Pastrimi” paralajmëron procedura përmbarimore për borxhlinjtë

Punëtorët e Trafikut Urban kërkojnë përgjegjësi nga Komuna, i kërkojnë falje udhëtarëve

Punëtorët e Trafikut Urban kërkojnë përgjegjësi nga Komuna, i kërkojnë falje udhëtarëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën