TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Begaj: Situata gjeopolitike është komplekse

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Begaj: Situata gjeopolitike është komplekse

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj priti sot në Institucionin e Presidentit anëtarët e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, me të cilët mbajti një leksion mbi objektivat strategjike të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s.

Gjatë fjalës së tij, Begaj vlerësoi Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes si një nga kurset më të mira në piramidën e arsimit ushtarak të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Duke folur për situatën gjeopolitike, Presidenti Begaj tha ndër të tjera: “Situata gjeopolitike globale është komplekse dhe mendoj që kjo situatë komplekse do të përcaktojë se si do të jetë e ardhmja në dekadat e mëpasshme. Ambienti ndërkombëtar i sigurisë dominohet nga sfidat strategjike që janë të ndërthura me njëra-tjetrën, të cilat kanë sjellë implikime jo vetëm për sigurinë tonë kombëtare, por edhe për atë ndërkombëtare”, tha Begaj.

Po ashtu, Begaj u ndal në fjalën e tij te rajoni, duke thënë se Ballkani Perëndimor përfaqëson oborrin parësor të Bashkimit Evropian. Rajoni i gjithi ka bërë progres në rrugëtimin Euro-Atlantik, por ka shumë hapësira dhe situata potenciale paqëndrueshmërie.

Vëmendje Presidenti i kushtoi rëndësisë së vendosjes së dialogut të përhershëm dhe normalizimit të marrëdhënieve midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, dialog i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe i mbështetur fuqimisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të cilën Begaj tha se duhet të qendërzohet në atë që ne e quajmë njohje formale reciproke.

Presidenti shtoi se arritja e marrëveshjes midis dy vendeve ishte një moment kyç, si dhe po ashtu ngjarja në Ohër e anekseve ishte një arritje që tregon se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor do të jetë shumë më e mirë.

Presidenti Begaj foli dhe për kontributin e Shqipërisë në misione të ndryshme në botë: “Shqipëria ka qenë kontributore, le të themi eksportuese e sigurisë. Ka qenë pjesëmarrëse në shumë misione ndërkombëtare. Ka qenë në Afganistan, Irak, është në Bosnjë, Letoni, Bullgari dhe Kosovë. Do të jemi të pranishëm kudo do të na kërkohet dhe është e rëndësishme që të vazhdojmë rrugën tonë për të modernizuar Forcat e Armatosura, jo vetëm me pajisje dhe kapacitete të tjera të nevojshme, por edhe ashtu të mirëtrajtojmë personelin ushtarak”, tha ai./TCH/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve pas transferimit nga Durrësi në Fier

Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve pas transferimit nga Durrësi në Fier

Putin shpreh gatishmëri për negociata, por përsërit kërkesat që janë hedhur poshtë nga Kievi dhe Perëndimi

Evropa mund t’u bashkohet bisedimeve për Ukrainën, por Putini jep pak shenja gatishmërie për kompromis

Arrestohet në Vlorë 64-vjeçari i dënuar në Itali për përdhunim, pritet ekstradimi

Arrestohet në Vlorë 64-vjeçari i dënuar në Itali për përdhunim, pritet ekstradimi

Kritikat për Ligjin e KPM-së, Qeveria del me sqarim

Kosova kërkon sqarime nga qeveria e Somalisë për zhdukjen e nëntë anëtarëve të delegacionit zyrtar në Prishtinë

FROSTEA ICE TEA PEACH – Freskia që e bën çdo moment më të veçantë!

FROSTEA ICE TEA PEACH – Freskia që e bën çdo moment më të veçantë!

Në Prizren u trajtuan 238 kallëzime për dhunë në familje gjatë nëntë muajve

Në Prizren u trajtuan 238 kallëzime për dhunë në familje gjatë nëntë muajve

Shiroka-Pula takohet me të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së, diskutojnë zhvillimet politike

Shiroka-Pula takohet me të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së, diskutojnë zhvillimet politike

Foda vlerëson Izraelin, flet për mungesat dhe Lutfi Dalipin

Foda vlerëson Izraelin, flet për mungesat dhe Lutfi Dalipin

70 inspektime nga IQMT, gjobiten kompani postare dhe persona për tregti të paregjistruar

70 inspektime nga IQMT, gjobiten kompani postare dhe persona për tregti të paregjistruar

Foda: Izraelitët nuk kanë më arsye që të ankohen për fushën

Foda: Izraelitët nuk kanë më arsye që të ankohen për fushën

Paraburgim për katër të mitur në Gjilan, dyshohet se tentuan të mbysin dy persona

Paraburgim për katër të mitur në Gjilan, dyshohet se tentuan të mbysin dy persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën