TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Avokati thotë se Kushtetuesja i dha leksion Qeverisë që po propozon ligje jokushtetuese

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Avokati thotë se Kushtetuesja i dha leksion Qeverisë që po propozon ligje jokushtetuese

Avokati, Faton Fetahu duke komentuar kontestimin e Ligjeve të Qeverisë në Gjykatën Kushtetuese,  nga partitë opozitare dhe institucione tjera, tha se kjo e fundit i dha një leksion të jashtëzakonshëm Qeverisë e cila sipas tij, po propozon ligje jokushtetuese.

I ftuar në emisionin “Ditari”,  në Tëvë 1, Fetahu madje tha se kjo nuk është hera e parë që kjo qeveri po e shkel Kushtetutën e vendit, pasi sipas tij, tashmë rastet e shkeljeve kanë kaluar nivelin dyshifror.

“Jo rastësisht besoj se është dhënë afati gjashtë mujorë, sepse duhet bërë edhe planifikimet buxhetore në mënyrë që të zbatohet në mënyrë të plotë dhe të drejtë  aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i cili në fakt fatkeqësisht ia dha një leksion të jashtëzakonshëm kësaj shumice parlamentare dhe kësaj qeverie mbi të gjitha, ecila propozon ligje jokushtetuese. E aq më keq e më tepër Kuvendi miraton të njëjtat pa pasur kurajën që të marrë për  bazë vërejtjet dhe kur bëhet fjalë për çështje të profesionit, për çështje të së drejtës, Kushtetutës e kështu me radhë. Dhe ky nuk është rasti i parë që kjo Qeveri po e shkelë Kushtetutën, por tashmë aq shumë ka bërë shkelje saqë ato janë bërë të nivelit dyshifror. Kjo është fatkeqësi për vendin dhe për vet ata tek e fundit”, tha Fetahu.

Derisa shtoi se partia në pushtet po e trajton Kushtetutën e vendit me përbuzje e jo me respekt.

“Fatkeqësi për mungesën e edukimit kushtetues që i mungon kësaj klase politike, veçanërisht kësaj që është në pushtet, në mënyrë që ta trajtojë Kushtetutën me respekt.  Por e sheh me përbuzje fatkeqësisht, e sheh me një motivacion shumë të ulët, shumë dashakeqës “, shtoi ai.

Ndryshe, dje Gjykata Kushtetues e Kosovës e ka pranuar ankesën e Avokatit të popullit, duke e rrëzuar kështu Ligjin e Pagave.

Sipas Kushtetueses, kjo gjykatë ka vendosur lidhur me kërkesën në rastin e parashtruar nga Avokati i Popullit, bazuar në përcaktimet e Kushtetutës, lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit nr.08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik.

Avokati i Popullit e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin e Pagave pas paraqitjes së afër 100 ankesa kundër këtij ligji.

Ligji i Pagave u miratua në Kuvendin e Kosovës më 5 shkurt të këtij viti me 63 vota pro asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Partitë opozitare nuk e votuan këtë ligj pasi që sipas tyre vlera e koeficientit duhet të ishte më e lartë.

Qeveria kishte vendosur që vlera e koeficientit të jetë 105 euro për vitin 2023, e 110 për vitin 2024./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Prishtinë

Arrestohet një 25-vjeçar për vjedhje të rëndë

Plagoset me armë zjarri një person në Gjakovë, arrestohen pesë persona

Një muaj paraburgim për policin që rrahu qytetarin në Prizren

Zhduket një vajzë në Drenas, dyshohet se është rrëmbyer

Fluksi aktual i pritjeve nëpër pikat e kalimit kufitar

Përditësohen të dhënat në pikat kufitare, deri 10 minuta pritje për të hyrë në Kosovë

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Prishtinë

Arrestohet një 25-vjeçar për vjedhje të rëndë

Plagoset me armë zjarri një person në Gjakovë, arrestohen pesë persona

Një muaj paraburgim për policin që rrahu qytetarin në Prizren

Zhduket një vajzë në Drenas, dyshohet se është rrëmbyer

Jashari këtë javë prezantohet te Milani

Jashari këtë javë prezantohet te Milani

Fluksi aktual i pritjeve nëpër pikat e kalimit kufitar

Përditësohen të dhënat në pikat kufitare, deri 10 minuta pritje për të hyrë në Kosovë

T: Barcelona mbetet gjatë pa Ter Stegenin

Barça hap procedurë disiplinore ndaj kapitenit Ter Stegen

Mot i vranët dhe me riga shiu të hënën

Sot mot me vranësira e riga shiu

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X