TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Arifi: Uniteti i politikës kosovare në dialog është i nevojshëm, do të diskutohen tema të vështira

by Lindrit Zejnullahu
4 vjet ago
0
A A
Arifi: Uniteti i politikës kosovare në dialog është i nevojshëm, do të diskutohen tema të vështira

I ftuar në emisionin “Ditari” në Tëvë 1, ai thotë se ky është një vendim i duhur i Kurtit për shkak se tashmë është hyrë në fazën finale të negociatave dhe se është mirë që të ketë një unifikim sa i përket kësaj çështje.

“Në rend të parë është pozitive që Kurti ka vendosur të dialogojë me opozitën është pak me vonesë por megjithatë është vendim i duhur sepse po hyjmë në fazën finale të negociatave me Serbinë dhe është mirë që partitë opozitare së paku një nga to po besoj që edhe dy partitë do të duhej ta konfirmonin sepse nuk e shoh si i majtë, i djathtë apo social demokrat në çështjen e negociatave që lidhet direkt me çështjen e politikës së jashtme sepse duhet ta kemi një mendim”, tha ai.

Sipas tij, uniteti i politikës kosovare në procesin e dialogut është i nevojshëm edhe për faktin se tashmë në fazën që është hyrë, do të diskutohen tema më të vështira sesa ajo për letërnjoftime e targa.

Po ashtu, politologu është optimist se opozita do ta përkrahë Kurtin në këtë aspekt, sepse sipas tij të gjitha partitë opozitare kanë qenë në dialog me Serbinë.

“Sepse nëse arrijmë te një unifikim i një qëndrimi sepse tash dialogu do të intensifikohet me tema më të vështira se tabelat e targat janë të lehta në krahasim me ato që do të vijnë dhe së paku partitë ta kenë një qëndrim sesi dhe duhet të shkojmë në dialog. Po besoj që opozita do ta përkrahë Kurtin sepse ata kanë qenë në dialog çka është arrit, u arrit atë që kanë pasur mundësi dhe fuqi dhe kapacitetin por tash duhet përkrahin”, shtoi ai.

Tutje, Arifi thekson se Kosova duhet ta shfrytëzojë momentumin kur perëndimi është “anti-Serbi” për shkak të luftës në Ukrainë.

“Sepse është fazë fragjile jo vetëm në aspektin Kosovë – Serbi por në aspektin global dhe është një luftë në Ukrainë dhe ende nuk e dijnmë se çfarë po ndodhë me rendin botëror. Mendoj që ne duhet ta shfrytëzojmë luftë në Ukrainë që t’i bëjmë presion Serbisë ta arrijmë një marrëveshje sa është edhe perëndimi anti-Serbi sepse Serbia ka rënë në kurthën e vet që ka ngritë me bashkëpunimin rus ne duhet ta shfrytëzojmë këtë momentum”, shtoi ai./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdes në spital gruaja që ra nga ura në Gjakovë

Shqipëria hapi negociatat, cilët janë hapat për anëtarësim

Kosova pa fonde, në pritje pas aplikimit për rreth 7%

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

Shkolla “Emin Duraku” mbetet pa dy mësimdhënës

Raporti i sigurisë, kjo është shkolla ndër më të sigurta në kryeqytet

Të paktën 33 izraelitë u plagosën në një sulm iranian në qytetin e Aradit

Të paktën 33 izraelitë u plagosën në një sulm iranian në qytetin e Aradit

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Trump: SHBA, shumë afër përmbushjes së objektivave në Iran

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdes në spital gruaja që ra nga ura në Gjakovë

Shqipëria hapi negociatat, cilët janë hapat për anëtarësim

Kosova pa fonde, në pritje pas aplikimit për rreth 7%

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

Shkolla “Emin Duraku” mbetet pa dy mësimdhënës

Raporti i sigurisë, kjo është shkolla ndër më të sigurta në kryeqytet

Çmimi i naftës arriti sot në 1.67 cent për litër, qytetarët thonë se është e papërballueshme

Çmimi i naftës arriti sot në 1.67 cent për litër, qytetarët thonë se është e papërballueshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën