Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja ka konfirmuar se nga lumi Lepenc është nxjerrë vetura e familjes nga Kosova, ku Brenda saj kanë qenë edhe trupat të cilët deri më tash kanë rezultuar të zhdukur.
Ai këtë e ka bërë të ditur në Facebook ku ka shpërndarë postimin e ambasadës së Kosovës në Maqedoninë Veriore.
“Njoftojmë opinionin e gjerë se pas një pune intenzive ekipet e kërkim-shpëtimit nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës kanë arritur ta lokalizojnë veturën në lumin Lepenc ku pas shumë përpjekjeve është arritur nxerrja e veturës, me trupat e pajetë në të. Ambasada e Kosovës në Shkup shpreh ngushëllimet e saja të thella për këtë tragjedi. Njëherit shprehim falënderim për të gjitha institucionet e përfshira në këtë rast”, thuhet në njoftimin e ambasadës, përcjell teve1.info
Vetura me targa nga Kosova ishte aksidentuar të shtunën rrugës për në Kosovë e cila më pas kishte rënë në lumin Lepenc.
Ndërsa, një persona është gjetur i gjallë të shtunën.
Një 64-vjeçari nga Shkupi është arrestuar nga policia pas aksidentit të së shtunës kur një automjet me targa të Kosovës ra në lumin Lepenc, rrugës për në Bllacë.
I arrestuari dyshohet si pjesëmarrës në aksidentin mes veturës me targa të Kosovës dhe automjetit të drejtuar prej tij me targa të Shkupit.
Pjesë e ekipit të kërkim –shpëtimit kanë qenë edhe FSK e Policia e Kosovës./teve1.info/