TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Ambasadorët kërkojnë dinamik në dialog

nga TËVË 1
20 Nëntor, 2023
0
A A
Ambasadorët kërkojnë dinamik në dialog

Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2023, ishte temë diskutimi ndërmjet Komisionit për Integrim Evropian me ambasadorin gjerman, Jorn Rohde e shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szynog. Aty nuk munguan as kritikat në adresë të Bashkimit Evropian.

Të pranishmit thanë se mosdhënia e Statusin Kandidat për Kosovën është e padrejtë. Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, foli për mungesën e bashkëpunimit pozitë e opozitë, me ç’rast tha se si shkak i mosvotimit të Marrëveshjeve Ndërkombëtare, Kosova i humb 400 milionë euro.

Rohde, i ka bërë thirrje Kosovës që të bëjë edhe më tej përpjekje për zbatimin e marrëveshjeve të arritura me Serbinë, duke shtuar se ajo ka qenë e përkushtuar “në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”.

Sipas tij, është e rëndësishme “që të arrihet një momentum në bisedimet me Serbinë”. Rohde ka thënë se sfiduese për Kosovën mbetet lufta ndaj korrupsionit, reforma e administratës publike dhe sundimi i ligjit.

“Gjermania i ka ofruar asistencë të madhe shtetit të Kosovës në arritjen e reformave. Kosova ka mbetur e përkushtuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, por duhet akoma përpjekje për zbatimin e marrëveshjeve të arritura”.

“Raporti për Kosovën duhet të shihet që të na kujtojë të gjithëve se cilat reforma duhet të bëhen që Kosova të avancojë në qëllimin e saj që të bëhet anëtare e BE-së. Reformat nuk duhet bërë vetëm nga Qeveria, por edhe nga Kuvendi”, ka thënë ai.

“Sot që jemi këtu dua të shpreh zhgënjimin për mungesën e bashkëpunimit me partitë politike dhe mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtarëve, ku dot ë jepeshin mbi 400 milionë euro. Raporti për Kosovën duhet të Përdoret që të na kuptojmë të gjithëve se cilat reforma duhet të bëhen në mënyrë që Kosova të jetë pjesë anëtare e BE-së”.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se Bashkimi Evropian duhet “sa më shpejtë” t’i heqë masat sanksionuese ndaj Kosovës, duke shtuar se këto kanë ndikuar në vlerësimin e Raportit të progresit.

Ai ka se Kosova jo vetëm që s’i ka hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por as s’e ka statusin e vendit kandidat dhe s’e ka marrë pyetësorin e BE-së.

“Për këtë status nuk ka nevojë që të njohjen nga pesë vendet mosnjohëse…Vonesat në trajtimin e aplikimit po shtojnë zërat skeptik. Masat negative të BE-së janë ende në fuqi dhe besojmë që prezenca e këtyre masave ka ndikuar në vlerësimin që është bërë në raport. Masat që janë ende në fuqi bien ndesh me përpjekjen e rajonit për integrim në BE. Është shumë e rëndësishme që BE-ja t’i heqë sa më shpejtë këto masa”, ka thënë Bislimi.

Sipas zëvendëskryeministrit, Kosova ka shënuar sukses në fushën e përafrimit të tregut të brendshëm.

“Kemi rritje të hyrave buxhetore, formalizim të suksesshëm të ekonomisë dhe vendeve të punës. Kemi ulje të ndjeshëm të nivelit të borxhit publik, kemi rritje të bizneseve të reja, kemi sektor financiar kundër krizave me të cilat ballafaqohemi, kemi përmirësim në lëvizjen e lirë të mallit shërbimit dhe kapitalit. Por ka edhe fusha ku vlerësimi i bërë në Raportin e progresit nuk është në linjë me bindjen e Qeverisë. Ka të bëjë me reformën e administratës publike”, është shprehur ai, shkruan EO.

“Raporti e adreson raportin final që qytetarët mund të lëvizin lirshëm nga 1 janari dhe mendoj që qeveria ka bërë njoftimin e nevojshëm mbi procesin e liberalizimit. Pakoja e zgjerimit thekson marrjen e statusit për Ukrainën dhe Moldavinë dhe këtë e konsiderojmë si të rëndësishme drejt përshpejtimit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe me këtë rast Kosova ende nuk e ka marrë as statusin e kandidatit. Për këtë nuk ka nevojë që të kemi njohje nga vendet mosnjohëse”.

Kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian, Rrezarta Krasniqi, tha se është shumë e vështirë të kuptohet përse Bosnja meriton statusin e vendit kandidat, por jo edhe vendi ynë.

“Sidoqoftë, njëkohësisht duhet të jemi të vetëdijshëm se vendi ynë ngelet vend i fundit në procesin integrues të dhjetë vendeve që aspirojnë anëtarësimin në BE. Këtë muaj Komisioni Evropian propozoj nisjen e negociatave me Ukrainën, Moldavinë dhe Bosnjën. Po ashtu Komisioni rekomandoi dhënien e statusit të vendit kandidat Gjeorgjisë. Kësisoj distanca në mes Kosovës dhe nëntë vendeve të tjera vetëm po thellohet”.

“Përderisa ne patjetër gëzohemi rekomandimit për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnjën, për qytetarët e Kosovës është shumë e vështirë të kuptojnë se perse Bosnja meriton statusin e vendit kandidat apo edhe të hap negociatat e anëtarësimit, por jo vendi ynë. Sipas vet vlerësimit të Komisionit Evropian, Kosova është më e përgatitur për të marr përsipër obligimet që burojnë nga anëtarësimi në BE se Bosnja. Në këtë drejtim raporti vjetor i Komisioni Evropian na ka ofruar udhërrëfyesin e qartë se ku duhet të dyfishojmë përpjekjet për avancimin e reformave Evropiane”, u shpreh Krasniqi, teksa citoi disa të gjetura nga ky Raport.

“Në reformën e administratës publike raporti nënvizon se ‘nuk është shënuar asnjë progres dhe se rekomandimet e vitit të kaluar nuk janë përmbushur në mënyrë të kënaqshme’. Në fushën e sundimit të ligjit është bërë ‘progres i kufizuar’, ndërsa në fushën e luftës kundër korrupsionit raporti evidenton se ‘korrupsioni ngelet çështje brengosëse’. Po ashtu, në kuadër të 31 kapitujve të legjislacionit të BE-së këtë vit Kosova ka pasur rekord të kapitujve të cilët janë vlerësuar me ‘progres të kufizuar’”.

Tags: BEKomisioni EvropianTomas Szunyog
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tokë, shtëpi, veturë, shpenzime – Kjo është pasuria e presidentes Osmani

Osmani uron kadetët të cilët diplomuan në ShBA: Suksesi i tyre është arritje për FSK-në dhe Kosovën

Kurti paralajmëron shtimin e disa shërbimeve të reja në E-Kosova

Kurti: Arrestimi i personave për bashkëpunim me BIA-n serbe, rezultat i suksesshëm nga AKI-ja

Policia e Kosovës dhe KFOR-i amerikan zhvillojnë garë miqësore me shah

Policia e Kosovës dhe KFOR-i amerikan zhvillojnë garë miqësore me shah

Basha: Opozita nuk e ka me Haxhiun, por me Kurtin

Basha: Opozita nuk e ka me Haxhiun, por me Kurtin

Reagim i ashpër nga lideri i “Dardanëve”, për Shqipëri – Serbi

Reagim i ashpër nga lideri i “Dardanëve”, për Shqipëri – Serbi

Ish-trajneri kuqezi, De Biasi: Shqipëria ka cilësi, vendimtare sfida me Serbinë

Ish-trajneri kuqezi, De Biasi: Shqipëria ka cilësi, vendimtare sfida me Serbinë

Tifozi unik i kombëtares, viziton Vlorën para ndeshjes së Shqipërisë

Tifozi unik i kombëtares, viziton Vlorën para ndeshjes së Shqipërisë

Serbët e pësojnë goditjen e parë sot, Gjokoviq eliminohet nga “Roland Garros”

Serbët e pësojnë goditjen e parë sot, Gjokoviq eliminohet nga “Roland Garros”

Tokë, shtëpi, veturë, shpenzime – Kjo është pasuria e presidentes Osmani

Osmani uron kadetët të cilët diplomuan në ShBA: Suksesi i tyre është arritje për FSK-në dhe Kosovën

Ish-kapiteni Cana para ndeshjes: “Më mirë do ishte sikur të ishin tifozët kuqezi

Ish-kapiteni Cana para ndeshjes: “Më mirë do ishte sikur të ishin tifozët kuqezi

Shqipëri – Serbi, kompanitë e basteve favorizojnë serbët për fitore

Shqipëri – Serbi, kompanitë e basteve favorizojnë serbët për fitore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X