TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Abdixhiku: Do të ndërtojmë Termocentral me gaz

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
LDK premton nga 5 mijë euro për fëmijën e tretë në familje, si dhe krijimin e dy ministrive

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur të hënën pasdite një mbledhje me ekspertë të ekonomisë së këtij subjekti politik.

Në këtë mbledhje, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka paraqitur Plan programin të cilin e kanë quajtur “Rruga e re”, me anë të cilës presin të realizojnë një numër të madh projektesh.

Abdixhiku theksoi se LDK-ja zotohet për investime në infrastrukturë, përfundimin e autostradave dhe ndërtimin e Termocentralit me gaz në vlerë 500 milionë euro. Po ashtu investime sipas Abdixhikut do të ketë edhe në qendrat turistike si në Dukagjin dhe Brezovicë. Në programin e tyre, po ashtu përshihet dhe rritje e pagave në sektorin publik, me koeficient deri 150 euro.

“Sot mbajtëm takimin e dytë të radhës të departamenteve të lidhjes demokratike të Kosovës, siç e dini LDK ka organizuar 21 departamente të fushave të ndryshme të programit politik “Rruga e re“.

Sot mbajtëm takime me profesionistët dhe ekspertët e fushës së ekonomisë ku u diskutuan disa nga zotimet dhe projektet kryesore ekonomike që LDK i ka brenda programit “Rruga e re”, ndër këto zotime, projekte kryesore veçohen dhe dallohen ato të rritjes së pagave në sektorin publik, ku LDK parasheh në bazë të diskutimeve të brendshme, koeficient deri në 150 euro për sektorin publik”, theksoi ai.

Ai ka folur edhe për investimet qindra milionë euro nëse LDK qeverisë me vendin, duke ndërtuar edhe një spital në Prishtinë në vlerë 250 milionë euro.

“Po parashohim investime të mëdha në infrastrukturë, në përfundimin e gjitha rrugëve dhe autostradave në Kosovë, në gazifikimin e Kosovës në ndërtimin e Termocentralit me gaz, një investim 500 milionë euro në Ferizaj dhe parashohim investime në qendrat turistike ne Brezovicë dhe Dukagjin e po ashtu edhe ndërtimin e një spitali të ri në Prishtinë në vlerë prej 250 milion euro. Pra këto janë diskutimet e brendshme që po bëhen brenda LDK-së për të shtruar përpara projektet identitare të rrugës së re dhe Lidhjes demokratike të Kosovës”, tha Abdixhiku.

Në këtë mbledhje morën pjesë ekspertë të ekonomisë, ish-ministra dhe deputetë të LDK-së nga fusha e ekonomisë./KosovaPress/

Tags: AbdixhikuTermocentrali
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Arrestohen katër persona për mashtrim, i shkaktuan dëm një personi mbi 1.5 milion euro  

​Kanosje ndaj gazetarëve në Gjilan, Prokuroria ngre aktakuzë

​Kanosje ndaj gazetarëve në Gjilan, Prokuroria ngre aktakuzë

Ish-shefi i AKI-së dënohet me burgim edhe në rigjykim për rastin “Gylenistët”

Ish-shefi i AKI-së dënohet me burgim edhe në rigjykim për rastin “Gylenistët”

Osmani: Prania e ushtrisë amerikane, jetike për paqen dhe sigurinë në Kosovë e rajon

Osmani: Prania e ushtrisë amerikane, jetike për paqen dhe sigurinë në Kosovë e rajon

Hadërgjonaj në ekipin e javës në Turqi

Hadërgjonaj në ekipin e javës në Turqi

Serbia dhe Mali i Zi si poligonë të shërbimeve ruse

Serbia dhe Mali i Zi si poligonë të shërbimeve ruse

Liderët evropianë në Kiev në përvjetorin e katërt të luftës, Zelensky: Rusia nuk i ka thyer ukrainasit

Liderët evropianë në Kiev në përvjetorin e katërt të luftës, Zelensky: Rusia nuk i ka thyer ukrainasit

iPhone 18 Pro do të ketë një kamerë selfie të përmirësuar

iPhone 18 Pro do të ketë një kamerë selfie të përmirësuar

Këto zakone të mëngjesit po ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj

Këto zakone të mëngjesit po ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj

Silva-Richards i Ferizajt, më i miri i xhiros në Superligë

Silva-Richards i Ferizajt, më i miri i xhiros në Superligë

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Arrestohen katër persona për mashtrim, i shkaktuan dëm një personi mbi 1.5 milion euro  

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën