TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

62 vjet burgim për rastin e dhunimit të 11 vjeçares, pala e dëmtuar e quan vendim meritor

Me 62 vjet burgim janë dënuar 6 të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11 vjeçares në qershor të vitit 2022. Njëri i dyshuar është dënuar me 12 vite burgim, kurse pesë të tjerë më 19 vite burgim. Ndërkaq një person i dyshuar është liruar nga akuza. Me këtë vendim nuk janë pajtuar avokatët e të akuzuarve. Por pala e dëmtuar ka thënë që është vendim meritor.

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Përmbaruesja në Prizren favorizon njërën palë me qëllim të përfitimit, ngritët aktakuzë ndaj saj

Për rastin e dhunimit të 11 vjeçares, që pat tronditur shoqërinë kosovare në vitin 2022, u shpall aktgjykimi të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Departamenti për Mitur në kuadër të kësaj gjykate,  ka dënuar me 62 vjet burgim 6 të akuzuarit e grupit të dytë në rastin e dhunimit të 11 vjeçares.

I akuzuari  B.RR është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 12 viteve, ndërsa të akuzuarit D.RR, B.S, M.S, F. S dhe M.R  janë dënuar me dhjetë vjet secili veç e veç.

Ndërkaq personi me iniciale G.S është liruar nga aktakuza në mungesë të provave.

Pas shpalljes së aktgjykimit, i cili ishte i mbyllur për media, sikurse edhe seancat paraprake në këtë rast, si dënim meritor e ka cilësuar avokatja e viktimës.

“Për mendimin tim është dënim meritor për shkak që vetëm njëri është liruar në mungesë të provave ndërsa të tjerët janë dënuar me aktgjykim meritues. Viktima është në strehimore që nga momenti i ndodhjes, gjendja e saj është jo e kënaqshme por ajo është u trajtuar nga institucionet që janë përkatëse për gjendjen e saj”, ka thwnw avokatja Kimete Krasniqi

Por më këtë vendim të gjykatës, nuk është pajtuar Haxhi Millaku i cili përfaqëson njërin të akuzuar.

“T’i ipen 10 vjet përkatësisht të akuzuarit të parë 12 vite për një vepër penale, për një 5 minutsh pse kanëkontaktu me atë vajzë dhe nuk është vërtetu as nga ekspertiza interdiciplinare se nuk ka pasur penetrim seksual me atë vajzë”, ka thwnw ai.

Millaku pretendon se viktima është më e madhe në moshë se sa që thuhet në aktakuzë.

“Edhe përkundër fjalës së ekspertit mjeko-ligjor dhe shkencës radiologjike e cila e vërtetoi moshën e viktimës që është mbi 16 vite deri në 17 kështu thotë ekspertiza, ndryshoi në dëm tëtë akuzuarve dhe drejtësia ia ka huq në tërësi.”

Prokuroria Themelore në Prishtinë në dhjetor të vitit 2022 kishte ngritur aktakuzë ndaj tetë personave, të moshës madhore, si të dyshuar për përfshirje në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, në muajin qershor.

Ndryshe, për rastin e dhunimit të 11-vjeçares po akuzohen 13 persona në dy raste të ndara. Lidhur ne rastin e përfshirjes në dhunimin e 11-vjeçares në qershor të 2022-ës akuzohen tetë persona B.Rr., D.Rr., G.S., B.S., M.S., F.S., M.R., dhe E.S. Kurse, pesë të akuzuarit: E.R. dhe Sh.K., (madhor), si dhe tre të miturit G.R, G.J dhe Xh.S, akuzohen për përfshirje në rastin e dhunimit të 11-vjeçares, në muajin gusht të vitit 2022.

Kronika e realizuar nga gazetarja Gresa Bardhecaj

ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti: E diela vjen me zbutje të lehtë të temperaturave

Moti: E diela vjen me zbutje të lehtë të temperaturave

Edhe sot kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë

Të dielën për disa orë ndalohet qarkullimi i automjeteve mbi 20 ton

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Vuçiq viziton Preshevën, reagon Sinani: Nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria

Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën