TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

5 të vdekur dhe 2 të lënduar nga aksidentet në mbrëmjen e së shtunës në Kosovë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Katër persona të lënduar në një aksident në Prizren, dy nga ta policë

Pesë persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar brenda pak orës gjatë mbrëmjes së ditës së shtunë në Kosovë.

Aksidentet kanë ndodhur në Pejë, Podujevë dhe Graçanisë.

Rasti në Pejë ka ndodhur në Ozdrim, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është lënduar, pasi janë goditur nga një veturë.

Rasti e ka konfirmuar për teve1.info, zëdhënësi i Policisë Rajonale, Driton Rugova.

“Sonte rreth orës 21:30 jemi njoftuar për një aksident trafiku, në të cilin janë përfshirë një veturë dhe tre këmbësore, dy nga ta nuk kanë arritur që t’i përballojnë plagëve, ndërsa njëri është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për tretman mjekësore. Ekipet mjekësore kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e dy viktimave”, ka thënë Rugova.

Ai ka bërë të ditur se drejtuesi i aksidentin gjendet në stacionin policor të Pejës.

Kurse, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në rrugën që lidhë fshatin Sfeqël me fshatin Shajkovc të Podujevës.

Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë, Agron Burovci.

“Sot rreth orës 20:30 në rrugën që lidhë fshatin Sfeqël me fshatin Shajkovc të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Dy nga personat e lënduar nuk kanë arrit të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe të njëjtit kanë vdekur. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, një person ka vdekur pas lëndimeve të marra në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në rrugën Llapnasellë –Graçanicë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo për teve1.info tha se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

“Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Llapnasellë -Graqanicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona, një prej tyre nuk kanë arrit të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trainkos: Aksidenti në Klinë ndodhi për shkak të mosrespektimit të shenjave të komunikacionit

Një person i lënduar në aksidentin mes një treni dhe një veture në Fushë-Kosovë

Gashi kërkon konstituimin e  Kuvendit e më pas vazhdimin e bisedimeve për marrëveshje

Gashi kërkon konstituimin e Kuvendit e më pas vazhdimin e bisedimeve për marrëveshje

Kufizime  nesër për kamionët  mbi 20 tonë  në autoudhë nga ora  11:00 deri në 17:30

Kufizime nesër për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë nga ora 11:00 deri në 17:30

Alarm për mjet shpërthyes te Stacioni i Autobusëve

Alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve

Huthitë godasin kampe ushtarake në Jemen, dhjetëra viktima në radhët e ushtrisë

Huthitë godasin kampe ushtarake në Jemen, dhjetëra viktima në radhët e ushtrisë

Gentrit Hetemaj i bashkohet Llapit

Gentrit Hetemaj i bashkohet Llapit

Trainkos: Aksidenti në Klinë ndodhi për shkak të mosrespektimit të shenjave të komunikacionit

Një person i lënduar në aksidentin mes një treni dhe një veture në Fushë-Kosovë

UNICEF raporton se një fëmijë vritet çdo ditë në Gaza që prej armëpushimit

UNICEF raporton se një fëmijë vritet çdo ditë në Gaza që prej armëpushimit

Gashi kërkon konstituimin e  Kuvendit e më pas vazhdimin e bisedimeve për marrëveshje

Gashi kërkon konstituimin e Kuvendit e më pas vazhdimin e bisedimeve për marrëveshje

Kufizime  nesër për kamionët  mbi 20 tonë  në autoudhë nga ora  11:00 deri në 17:30

Kufizime nesër për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë nga ora 11:00 deri në 17:30

Alarm për mjet shpërthyes te Stacioni i Autobusëve

Alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën