TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

VV mirëpret aksionin në NPB Prishtina, e quan shqetësuese heshtjen e organeve komunale

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Aksion policor në Ndërmarrjen Publike Banesore

Me urdhër të Prokurorisë Speciale dje janë bastisur 12 lokacione të ndryshme, prona të 11 zyrtarëve të Ndërmarrjes Publike Banesore e poa ashtu janë sekuestruar dosje, dokumente, telefona e gjësende tjera si prova materiale.

Sipas kësaj prokurorie, ekziston dyshimi i arsyeshëm se është keqpërdorur detyra zyrtare, nga faktet se si janë zhvilluar procedurat e përshpejtuara për ndërtimin e katër objekteve afariste dhe banesore, vlera e të cilave kalon 120 milionë euro.

Këtë aksion e ka përshëndetur Lëvizja Vetëvendosje, dega në Prishtinë.

VV-ja në këtë qytet ka thënë se ka dy vite qëkur këtë çështje “e ka ngritur si shqetësim dhe ka sinjalizuar për këtë projekt që dëmton interesin publik”.

“Me 8 gusht të vitit të kaluar kemi ngritur Padi ndaj NPB-së dhe operatorëve ekonomik që janë të përfshirë në këtë aferë dhe gjithashtu kemi kërkuar nga Gjykata vendosjen e masës së përkohshme. Përkundër provave të mjaftueshme që kemi deponuar dhe pas pritjes së pakuptimtë prej 71 ditësh për mbajtjen e seancës, kërkesa jonë për masë të përkohshme ishte refuzuar. Organet e drejtësisë hezituan gjatë për vepruar në këtë rast, edhe pse faktet ishin të qarta. Aksioni dhe veprimet e djeshme të Policisë së Kosovës e dëshmojnë qartë se veprimet që i kemi ndërmarrë gjatë gjithë kësaj kohe kanë qenë të drejta dhe të argumentuara”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Po ashtu VV ka kërkuar nga organet kompetente që rasti të trajtohet me seriozitetin më të lartë dhe përgjegjësit të japin llogari për veprat e tyre.

Tutje kjo parti thotë se është shqetësuese heshtja e vazhdueshme e qeverisjes komunale për këtë çështje.

“As në Kuvendin Komunal nuk na është mundësuar të diskutojmë për këtë problematikë, ndërkohë që pikërisht ky Kuvend është themelues dhe aksionar i vetëm i NPB-së. E pse ka ndodhur kjo, edhe këtu duhet të ketë hetim”, thuhet në komunikatë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti gjatë javës së ardhshme

Mot me diell dhe vranësira

Dialogu Kosovë- Serbi përparim teknik, por pa zgjidhje për çështjet kyçe

Dialogu Kosovë- Serbi përparim teknik, por pa zgjidhje për çështjet kyçe

Meta hyn në garën e inteligjencës artificiale, prezanton agjentin e ri për bizneset

Meta hyn në garën e inteligjencës artificiale, prezanton agjentin e ri për bizneset

Mot i vranët e me intervale me diell

Rrebeshe shiu e rrufe, parashikimi i motit për nesër

Barazojnë Belgjika me Egjiptin

Barazojnë Belgjika me Egjiptin

Dy net koncerte në Tiranë, Yll Limani: Ende po i jetoj emocionet, nuk do t’i harroj kurrë

Dy net koncerte në Tiranë, Yll Limani: Ende po i jetoj emocionet, nuk do t’i harroj kurrë

Mot i vranët e me intervale me diell

Rrebeshe shiu e rrufe, parashikimi i motit për nesër

​Skafi përplaset me mjetin e ushtrisë kufitare në Sarandë, humb jetën 22-vjeçari, dy të tjerë të lënduar

​Skafi përplaset me mjetin e ushtrisë kufitare në Sarandë, humb jetën 22-vjeçari, dy të tjerë të lënduar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën