TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Fotografi i Bllacës: Lëre që nuk ka interesim, por edhe kam probleme për të marrë leje për ekspozita

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Fotografi i Bllacës: Lëre që nuk ka interesim, por edhe kam probleme për të marrë leje për ekspozita

Fotografi Asllan Krasniqi i cili ka fotografuar momente nga shpërngulja e dhunshme e shqiptarëve për në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, në kohë të luftës, thotë se nuk ka fare interesim nga institucionet për dëshmitë e tij.

“Mu nuk më ka kontaktu askush për këtë punë. Unë kam shumë fotografi e shumë dëshmi. Shumë pak interesim ka”, ka thënë Asllani

E madje sipas tij, atij i bëhen edhe pengesa për t’i shfaqur ekspozitat e tij.

Në një rast ai thotë se nuk i ishte dhënë leja për ta hapur një ekspozitë as deri në kohën kur ishte e paraparë për të filluar ajo.

” Le që nuk ka interesim por edhe nuk janë të interesuar për të më lehtësuar mundësinë e fotografimit, ekspozitave, hiq fare. Kam shumë problem për të marrë një leje për të ekspozuar në Prishtinë. Më 28 nëntor kam ekspozu fotografi mjaft me rëndësi që ishin të shkuarjes së kosovarëve në Vlorë për 100 vjetorin. Unë kam qenë me ta dhe kam fotografu. Vendosa t’i ekspozoj për 110 vjetorin. Më 28 nëntor në ora 10 kam pas me hap ekspozitën, akoma s’e kam pas lejen në ora 10”, ka rrëfyer Krasniqi.

Madje ai rrëfen se si zyrtari përgjegjës e kishte detyruar të mos ia përmendte emrin atij për mosdhënien e lejes me kohë.

“Personi në fjalë më tha që s’ka vend. Unë i thashë që janë sheshet e ka vend, si nuk ka vend.  Thashë çka me ju thanë gazetarëve e kryetarit të komunës sepse ata janë të ftuar. Më tha mos gabo me më përmend mua. I thashë më fal, unë do t’ju tregoj kush e pse. Më tha bash kesh tuj ta dhanë lejen po s’po ta jap”, rrëfen tutje fotografi

“Lejen ma dha por ma dha në 12 të ditës”, vazhdon tutje ai.

Ai në mesin e shumë përjetimeve në këtë kamp ka përmendur një rast, kur një gruaje nga Kosova i kishin marrë fëmijën dhe në kërkim të kthimit të tij i kishin kërkuar cigare.

“Një grua që vinte nga Kosova, qante dhe bërtiste duke kërkuar cigare sepse ma kanë marrë beben, me kanë thënë na bjer cigare merr beben. I dhanë cigare dhe e mori beben”, ka treguar ai.

Krasniqi thotë ka pasur disa raste që ka takuar pas luftës personat që i kishte fotografuar. Ndërsa në mesin e shumë fotografive thotë se në mendje i rrije një e një të moshuari i cili ishte i lënduar shumë dhe siç thotë ai nuk mund të tregohen në publik për shkak të pamjeve të rënda.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Avokatja e Naim Murselit: S’kam informacion për kohën e qëndrimit të tij në Psikiatri

Naim Murseli sot do të paraqitet sërish para gjykatës

​Sot fjalët përmbyllëse të mbrojtjes së Hashim Thaçit në Hagë

​Sot fjalët përmbyllëse të mbrojtjes së Hashim Thaçit në Hagë

Tentimi i 35-të sot në Kuvend

Sot mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit

E shtuna me reshje shiu

Parashikimi i motit për të mërkurën

Avokatja e Naim Murselit: S’kam informacion për kohën e qëndrimit të tij në Psikiatri

Naim Murseli sot do të paraqitet sërish para gjykatës

Stres intensiv: Cilat ushqime duhet të kufizoni?

Stres intensiv: Cilat ushqime duhet të kufizoni?

​Sot fjalët përmbyllëse të mbrojtjes së Hashim Thaçit në Hagë

​Sot fjalët përmbyllëse të mbrojtjes së Hashim Thaçit në Hagë

Tentimi i 35-të sot në Kuvend

Sot mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit

E shtuna me reshje shiu

Parashikimi i motit për të mërkurën

Spahiu: Opozita pritet të nxjerrë kandidat për president, jo të mbështesë Osmanin

Spahiu: Opozita pritet të nxjerrë kandidat për president, jo të mbështesë Osmanin

Musa: Dakordimi për pakon e nënkryetarëve të Kuvendit është pozitiv, shmang bllokadat

Musa: Dakordimi për pakon e nënkryetarëve të Kuvendit është pozitiv, shmang bllokadat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën