Dje nga 466 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 4 qytetarë, ndërsa janë shëruar nga ky virus 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.665, raporton teve1.info
Dje janë dhënë 30 doza të vaksinës kundër Covid-19, e prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.083 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.338 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe janë dhënë 102.011 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19.