TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nën masat e BE-së

by Valmir Gallopeni
3 vjet ago
0
A A
Nën masat e BE-së

Zbatimi i marrëveshjes për asociacionin, është bërë një kusht i ri i vënë nga Bashkimi Evropian për shfuqizimin e masave ndëshkuese ndaj Kosovës. Njohësit e çështjeve politike thonë se kjo gjendje ka ardhur për shkak të paqartësisë së BE-së në raport me Kosovën, përderisa ka mendime se një situatë e tillë ka ardhur për shkak të qasjes së qeverisë.

Ka disa muaj që Bashkimi Evropian i ka vënë masa ndëshkuese Kosovës për shkak të tensioneve që ndodhën në komunat veriore.

Me qëllim deeskalimin, Kosova dhe BE-ja më 10 korrik kishin nënshkruar një marrëveshje 4 pikëshe, që njihet si marrëveshja e Bratisllavës. Por, kohëve të fundit ndërkombëtarët janë duke insistuar vetëm në pikën e tretë, ku po kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat veriore. Për këtë qeveria ka iniciuar një udhëzim administrativ që ky proces të filloi me anë të peticionit.

Pavarësisht kësaj, masat ndaj Kosovës ende nuk janë shfuqizuar, madje Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, tha se për largimin e tyre qeveria duhet të shënoj përparim në krijimin e asociacionit.

Njohësi i çështjeve politike Ben Andoni thotë se paqartësia e Bashkimit Evropian e sjellë Kosovën në këtë situatë.

“Kosova vazhdimisht gjendet përpara të papriturave nga pjesa e partnerit të saj në dialog që është Serbia dhe të paktën Bashkimi Evropian po të ishte më i qartë, më i saktë do të kishte mundësinë të vendoste një lloj pariteti, ky paritet do të ishte me vendosjen edhe me vendosjen e disa masave ndaj Serbisë… Paqartësia e Bashkimit Evropian, ndryshimi i rregullave të lojës, mos vendosja e masave shtrënguese ndaj Serbisë po pjell gjithë këtë lloj situate që gjendemi përballë”, tha njohësi i qështjeve politike, Ben Andoni.

Ndërsa analisti politike Arbnor Sadiku, thotë se këto masa nuk do të hiqen pa u plotësuar kërkesat e ndërkombëtarëve nga ana e qeverisë.

“Masat nuk do të hiqen deri në lëvizjen përpara të Kosovës në dy pikat kryesore që janë tashmë ngërçi kryesor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nën një është deeskalimi shumë i shkurtë dhe shkuarja në zgjedhje në veriun e Kosovës, vendosja e kryetarëve legal dhe legjitim përmes zgjedhjeve të reja atje. Dhe nën dy është krijimi sa më shpejtë i asociacionit”, deklaroi analisti, Arbnor Sadiku.

Institucionet e Kosovës prej kohësh kanë deklaruar se janë në pritje që këto masa të largohen, përderisa po kërkojnë sanksionimin e Serbisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia në Pejë sekuestron armë e municion, gjashtë persona përfundojnë në pranga

Policia në Pejë sekuestron armë e municion, gjashtë persona përfundojnë në pranga

Zbulohet municion i padeklaruar në bagazhin e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës

Zbulohet municion i padeklaruar në bagazhin e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës

Marta Kos bën thirrje për kompromis politik në Kosovë

Marta Kos bën thirrje për kompromis politik në Kosovë

Zhvillohet procesi i verifikimit, KQZ: Ditë më vonë nis numërimi i votave të diasporës

Edhe 14 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezultatet aktuale të partive

Tërmet 7.8 ballë në Filipine, të paktën 5 të vdekur dhe alarm për cunami në rajon

Më pak votues, më pak vota – Ky është bilanci i partive pas zgjedhjeve, LDK-ja e vetmja me rritje

Më pak votues, më pak vota – Ky është bilanci i partive pas zgjedhjeve, LDK-ja e vetmja me rritje

E shtuna me temperatura deri në 37°C

Java nis me temperatura deri në 28°C

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën