tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Sallahu: Nga viti 2014 qeveritë e kaluara kanë shpenzuar 12 milionë euro për Kodin Civil

tëvë1 nga tëvë1
12/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka deklaruar se çysh nga viti 2014, kur edhe ka filluar hartimi i Kodit Civil në Republikën e Kosovës, janë shpenzuar diku 12 milionë euro.

Sipas Sallahut, 12 milionë euro të Bashkimit Evropian janë shpenzuar për një ligj i cili sipas tij, ka më shumë përmbledhje të kodeve.

“Unë vet kam punuar në Kodin Civil, është me rëndësi me cekë për qytetarët ju e dini që Kodi Civil ka fillu me u hartu nga viti 2014 dhe për këtë Kod në ekspertizat e ndryshme qoftë të mira, qoftë sa për sy e faqe, janë shpenzuar diku 12 milionë euro. 12 milionë euro dikun janë hargju për nëse nuk gaboj për 400 faqe, nëse nuk gaboj me faqe dhe i ka dikund afër ndoshta dy mijë nene. 12 milionë euro të Bashkimit Evropian janë shpenzu për ekspertë qoftë vendor, qoftë ndërkombëtarë për të hartuar një ligj të tillë i cili më shumë ka qenë përmbledhje sepse kodet zakonisht janë përmbledhje të ligjeve materiale, janë përmbledhë ato 12 milionë euro janë shpenzu”, tha Sallahu në Tëvë1.

Zv.ministri i Drejtësisë, tha se bashkë me ministren që e drejton këtë dikaster, Albulena Haxhiu kanë organizuar tryeza me gjyqtarë të fushës civile, të cilët sipas tij, kanë bërë përmirësime të jashtëzakonshme brenda atij projektkodi.

“Kur kemi ardhë ne në qeveri e kemi pa atë kod dhe ka pasë jashtëzakonisht problem të mëdha ai kod. Çka kemi bë ne, bashkë me ministren Haxhiu kemi organize tri tryeza me gjyqtarë të fushës civile, kanë bërë përmirësime të jashtëzakonshme brenda atij projektkodi dhe sot kemi ardhë deri te një finalizim i saj. Tash në njërën anë të gjitha nenet pra janë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, edhe neni 1138 i cili ka të bëjë me bashkësitë civile të regjistruara. Sipas ekspertëve është në përputhje me Kushtetutën, mirëpo është edhe një e drejtë ekskluzive kushtetuese e deputetëve, a dojnë të votojnë një kod apo nuk dojnë të votojnë një kod”, tha tutje ai.

“Kodi do të kalohet sepse nuk ka element politik. Kodi i rregullon çështjet civile pra, të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, shtoi Sallahu në emisionin “InfoNata”./teve1.info./

Haziri për situatën në veri: 5 qeveri, 5 kryeministra po vazhdojnë t’i japin mundësi dialogut

24/09/2023

Mali i Zi e dënon ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës

24/09/2023

6 serbët e arrestuar për sulmin në veri dërgohen në mbajtje për 48 orë

24/09/2023

Policia arreston sulmuesin e dytë, gjen uniforma, granata, zolla, mitralozë e kallashnikov

24/09/2023

Gecaj: Automjetet e përdorura sot në veri, kanë mbet prej luftës së Kosovës

24/09/2023

Demhasaj: Nguten me deklarime, krerët shtetërore nuk guxojnë të japin deklarata të gabuara

24/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.