TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

16 – vjeçarja që u vra në demonstratat e 1989, dëshmorja e parë e Fushë-Kosovës

Ani pse vetëm 16 vjeçare, Shukrije Obërtinca ishte iniciatore që bashkë me vëllain e motrën, ta merrnin rrugën nga Lismiri i Fushë Kosovës, për t’iu bashkuar demonstratave në Prishtinë. Por, të hënën e 27 marsit të vitit 1989, Shukrija do të bëhej dëshmorja e parë e Fushë Kosovës që dha jetën për lirinë e vendit. Nxënësja shqiptare u vra nga forcat serbe afër “Xhamisë së Lllapit” në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
1
A A

Nga fshati Lismir, në Prishtinë erdhën me 27 mars.

Atë të hënë, Lumnije Obërtinca bashkë me motrën e vëllain, iu bashkuan mijëra protestuesve.

Të gjithë shqiptarë tek Xhamia e Llapit në Prishtinë, në demonstratat e vitit 1989, po i kërkonin të drejtat e tyre politike.

Por, protestës paqësore të shqiptarëve që erdhi 4 ditë pas suprimimit të autonomisë së Kosovës, policia serbe kishte plan t’i përgjigjet më dhunë.

“Jemi ndal këtu, kemi pasur gurë me vete, po ashtu qepë që na i kanë dhënë gratë e shtëpisë (ku u strehuan për gjysmë ore). Edhe kur i kemi parë zhurmën e thirrjet e njerëzit, në njëfarë mënyrë të ngrehke toka, nuk kishe mundësi mu largu nga këtu. Policia kanë qenë të stacionuar në udhëkryq tek semaforët. Momentin që kemi filluar me gjuajt ne me gurë, kanë filluar me shtie drejt nesh”, Lumnije Obërtinca – motra e dëshmores, Shukrije

Në këtë formë, policia serbe nisi terrorin mbi protestuesit shqiptarë.

“I kam parë plumbat si breshëri që bie dhe në atë moment kam thënë mos të ndahemi, e kam kapur kryet, sikur kur mendon njeriu që plumbi vetëm në krye te merr”, thotë Obërtinca.

Por plumbave serb atë ditë nuk arritën t’i shpëtonin të gjithë protestuesit.

Kur menduan se shpëtuan, Lumnija pa se e motra 16 vjeçare, Shukrija, ishte qëlluar.

“Kjo rrugë këtu ka qenë mundësia e vetme për mu fsheh na prej policisë, pra, instinktivisht të vjen me u kthye këtu në ato momente. Gjithmonë pas Shukrijes kam qenë, dhe kur kemi hyrë këtu, e ka kapur barkun edhe u rrëzua përtokë”, thotë ajo”

E në shtëpinë e familjes Obërtinca në fshatin Lismir të Fushë Kosovës, vendin qendror e zë fotografia e Shukrijes.

Babai i saj, Fetiu, kujton bisedën e fundit që e kishte me të bijën 16 vjeçare.

“Babë , më tha, Ferizaj u kall, i thashë cika jem, Ferizajin e mbrojnë bijtë e Ferizajt, qytetet e tjera i mbrojnë bijtë e qyteteve të veta. Kemi ngrënë bukë, e më tha, babë, me na i dhanë paret për autobus, i thashë jo se unë shkoj, më tha jo babë, sot është dita e rinisë”, tregon ai.

E pak orë pasi kësaj bisede, në Lismir arriti lajmi se Shukrije Obërtinca, ishte vrarë.

“U ardh një i Bardhit, tamon i kam çelë dyert, cika e madhe u dal prej kerrit, më tha babë Shukrija u rrëzua me krye në asfalt, i thashë hajli koftë. I ndërrova teshat, e pa hyp në kërr, ai (taksiti) me tha Zoti të lashtë shnosh se çika tu ka vra në demonstrata”, tregon babai i Shukrijes.

Shukrije Obërtinca u bë dëshmorja e parë e Fushë Kosovës, që ra për lirinë e vendit.

Bashkë me 16 vjeçaren atë ditë në Prishtinë, nga forcat serbe u vranë edhe Ismet Krasniqi, Vetim Shala, Sevdat Xhafolli dhe Mustafë Veselaj.

Tags: 16- vjeçarja që u vra në demonstratat e 1989dëshmorja e parë e Fushë-Kosovës
ShareTweet

Postime të ngjashme

Çitaku: Seanca në OKB barasvlerësoi sulmin terrorist në Banjskë me dinarin

Deklarata e Kurtit për buxhetin, Çitaku: Skandaloze, kërcënoi hapur qytetarët

Abdixhiku i përgjigjet Kurtit: S’do t’iu vie rendi më, s’ofron asgjë përveç bllokimit e kërcënimit

Abdixhiku i përgjigjet Kurtit: S’do t’iu vie rendi më, s’ofron asgjë përveç bllokimit e kërcënimit

Sindikatа e Punëtorëve të RTK-së paralajmërojnë protestë

Sindikatа e Punëtorëve të RTK-së paralajmërojnë protestë

Pozhari: PDK dhe LDK kanë marrëveshje të heshtur, Abdixhiku po tregohet tolerant

KB Policia arrin fitoren e parë sezonale

Kampionët fitojnë në çastet e fundit, Trepça – GE Ylli 67:65

Kampionët fitojnë në çastet e fundit, Trepça – GE Ylli 67:65

Homazhe për Zahir Pajazitin në 63-vjetorin e lindjes, Kurti e përkujton si frymëzim për ushtrinë

Homazhe për Zahir Pajazitin në 63-vjetorin e lindjes, Kurti e përkujton si frymëzim për ushtrinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën