Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se ka bërë marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë së Turqisë, ku kanë siguruar trajtimin pa pagesë për pacienten 13 vjeçare, e cila ka pësuar djegie të rënda trupore si pasojë e incidentit me bombol gazi në Kçiq të Mitrovicës.
Sipas njoftimit të MSH-së pacientja ka marrë trajtim dhe kujdes shëndetësor në QKUK, për më shumë se 10 ditë.
Sipas ministrisë, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, me kërkesën e Vitisë dhe me vendimin e kryeministrit Kurtit, u janë siguruar mjetet për transport special ajror urgjent.
Po ashtu ministria njofton se vajza 13 vjeçare ka filluar të marr trajtimin e nevojshëm./teve1.info/