Rreth 300 pjesëtarë të sigurisë do të kujdesen për mbarëvajtjen e ndeshjes mes Rayo Vallecanos dhe Dritës së Gjilanit, që zhvillohet të enjten në Madrid.
Ndeshja i takon xhiros së gjashtë dhe të fundit të fazës së ligës të Ligës së Konferencës.
Në operacionin e sigurisë do të përfshihet edhe monitorimi i arenave përreth stadiumit “Vallecas”.
Do të angazhohen pjesëtarë të sigurisë nga disa njësi, kanë njoftuar autoritetet të mërkurën.
Drita pritet të ketë përkrahje nga një grup shikuesish në Madrid, pasi kampionia e Kosovës tashmë është vendosur në Spanjë.
Skuadra nga Gjilani, të mërkurën mbrëma ka mbajtur edhe konferencën për shtyp para ndeshjes me ekipin nga La Liga.
Pas pesë ndeshjeve të luajtura në këtë fazë të Ligës së Konferencës, Drita ka tubuar 8 pikë.








