TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

3 milionë euro për urat e Mitrovicës, VV e konsideron për keqardhje nisjen e hetimeve

Pas 10 ditëve që nisi ndërtimi i urave në Mitrovicë, Prokuroria Speciale ka nisur hetimet. Por këto veprime të kësaj prokurorie nga Lëvizja Vetëvendosje i kanë konsideruar për keqardhje. E sipas juristit, Qëndrim Arifit është shqetësuese rrjedhja e informacioneve për nisjen e hetimeve.

by Doresa Geci
3 muaj ago
5 0
A A

Që 11 ditë kanë nisur punimet e urave mbi lumin Ibër të cilat do të lidhin Mitrovicën Jugore me atë veriore.

Për ndërtimin e kësaj ure, Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 2 milionë e 999 mijë euro me kompaninë “Eurokos Holding” me procedurë të negociuar.

Mirëpo ende pa u bërë dy javë, Prokuroria Speciale ka nisur hetimet rreth mënyrës së dhënies së këtij tenderi.

E nga kjo Prokurori bënë të ditur se hetimet nuk kanë të bëjnë me ndonjë kundërshtim ndaj projektit në fjalë, por me përmbushjen e obligimeve ligjore.

Këtë veprim të Speciales, nga Lëvizja Vetëvendosje e konsideruan për keqardhje.

“Fakti që dikush heton kontrata të cilat lidhen me angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të shtruar sovranitet, ligj, për të përmirësuar lirinë e lëvizjes së qytetarëve, për me shtri rendin edhe ligjin, pra ndërtimin e urave, dhe i sheh si rrezik, e shkelje të ligjit, nuk kam fjalë tjetër pos të shpreh mllef për një gjë të tillë”, tha Artan Abrashi nga VV-ja.

Për këto hetime, ministri në detyrë i Administrimit të Pushteti Lokal, Elbert Krasniqi, nuk pati koment.

“Nuk mundem me i komentu hetimet, le të hetohet, urat janë të rëndësishme i lidhin veriun dhe jugun”, tha Krasniqi.

Kurse ish kryetari i Mitrovicës, njëherazi deputet i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri ka thënë se ndërtimin e urave nuk do të ndal askush.

“Jam i kënaqur se po marohen urat mbi lumin Ibër, dhe jam shumë i lumtur për këtë. Çka do që ndodh urat po marohen, këtë s’mundet me ndalë askush”, tha Bahtiri.

Por në anën tjetër, sipas avokatit, Qëndrim Arifi, tenderët njëburimor janë të ndjeshëm pasi siç thotë ai, cenohet konkurrenca.

Derisa e sheh shqetësuese bërjen publike të nisjes së hetimeve.

“Dalja kaq herët e informatave në publik e prish padyshim integritetin e procesit sepse ti i lajmëron vetë shkelësit potencial që jemi në faza hetimore. E dyta, lajmërimi që kemi mbi 2 mijë tender në punë, për mua më së paku paraqet joprofesionalizëm dhe përbën paaftësinë për dhënie epilogu këtyre  hetimeve”.

Ndërtimi i këtyre urave u bë i mundur pas një memorandumi të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës me Komunën e Mitrovicës së Veriut dhe Komunën e Mitrovicës së Jugut.

Tëvë 1 ka kërkuar sqarim edhe nga Ministria e Infrastrukturës rreth këtyre hetimeve dhe arsyeve pse kjo kontratë është dhënë me procedurë të negociuar por nuk ka marrë përgjigje.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Agron Kuçi thotë se u kërcënua pas denoncimit të keqpërdorimeve zgjedhore në Junik

Agron Kuçi thotë se u kërcënua pas denoncimit të keqpërdorimeve zgjedhore në Junik

Partitë shqiptare në veri të bindur: Nuk do të lejojmë rikthimin e gjendjes së mëparshme

Partitë shqiptare në veri të bindur: Nuk do të lejojmë rikthimin e gjendjes së mëparshme

170 zyrtarë policorë dhanë dorëheqje nga janari i vitit 2024, dukuria vlerësohet shqetësuese

170 zyrtarë policorë dhanë dorëheqje nga janari i vitit 2024, dukuria vlerësohet shqetësuese

Rastet e “dallavereve” me vota , vlerësohet se mund ta vënë në pikëpyetje integritetin zgjedhor

QKUK jep detaje për gjendjen e katër të lënduarve të stafit zgjedhor nga aksidenti në Ferizaj

QKUK jep detaje për gjendjen e katër të lënduarve të stafit zgjedhor nga aksidenti në Ferizaj

Vetëm 7 fëmijë të adoptuar këtë vit – familjet presin deri në 8 vjet

Vetëm 7 fëmijë të adoptuar këtë vit – familjet presin deri në 8 vjet

Një vit pritje për ndihma – Serbia bllokon fondet për bujqit shqiptarë të Luginës

Një vit pritje për ndihma – Serbia bllokon fondet për bujqit shqiptarë të Luginës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën