TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

3 mijë të vdekur në aksidente nga viti 2000, vitin e kaluar në Emergjencë u trajtuan mbi 7 mijë raste

Nga viti 2000 deri më tash janë regjistruar mbi 3 mijë persona të vdekur nga aksidentet rrugore. Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK ka treguar për tëvë1 se vetëm vitin e kaluar, aty trajtim kanë marrë mbi 7 mijë persona.

by Lindrit Zejnullahu
4 javë ago
0 0
A A

Mbi 3 mijë të vdekur në rrugët e Kosovës janë regjistruar nga viti 2000 e deri më sot.

Kjo u bë e ditur nga statistika zyrtare të Policisë së Kosovës, e që mesatarja i bie të jetë 120 persona në vit.

E vetëm gjatë vitit të kaluar, 7 mijë e 676 pacientë morën trajtim në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Drejtori i kësaj Klinike, Naser Syla thotë se pacientët me trauma dhe aksidente zënë vendin e dytë për nga numri i përgjithshëm që marrin trajtim aty.

“Një mijë e 297 prej tyne janë intervenu dmth janë bërë intervenime po foli për intervenime në sallën e madhe dmth në sallat operative të Qendrës Emergjente. Kurse prej këtyre intervenimeve, 249 pacientë dmth kanë shku në për trajtim mjekim intensiv qendror”, tha Syla.

Syla që ka përvojë më shumë se dy dekada në Mjekësinë Emergjente, tregon se trajtimi i disa rasteve të rënda ndikon emocionalisht edhe te ta.

“…Kur janë në pyetje gjeneratat e reja, kur janë në pyetje fëmijët dhe prindërit janë kah presin jashtë psh dhe e dijnë siç është gjendja e tij dhe në fund duhet për me u dorëzu dhe duhet me ua komuniku me dal me iu thënë po më vjen keq mirëpo fëmija juaj ka vdekë, me të vërtetë është një gjendje shumë e rëndë”, tha ai.

Marrë parasysh këtë, eksperti i komunikacionit thotë se shkaktari kryesor mbetet mospërshtatja e shpejtësisë së lejuar.

“Nuk mundet me u parandalu asnjëherë krejt, sepse jeta është relative nuk është absolute asgjë. Mirëpo e kemi cek disa herë që qytetet duhet ta kenë një polici lokale dhe pastaj të bazohemi shumë në inteligjencën artificiale, jo pak po shumë baza kryesore të jetë inteligjenca artificiale, kemi cekë disa herë radarët mobilë statik dhe kamerat dhe Policia jonë ta kryejë punën siç duhet”, thotw Bekim Ahmeti – njohës i komunikacionit.

Në disa prej qyteteve tashmë janë vendosur edhe kamera sigurie që menaxhohen nga Policia e Kosovës, me të cilat është synuar të ulet numri i aksidenteve dhe shkeljeve të ndryshme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mot i vranët dhe me riga shiu

Ndryshon moti, java e ardhshme me reshje shiu e bore

Trepça fiton derbin ndaj Bashkimit

Trepça fiton derbin ndaj Bashkimit

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës

Kryeministri kroat kritikon BE-në: Sulmi në Banjskë kaloi sikur nuk ndodhi asgjë

Plenkoviq: Raketat hipersonike të Serbisë shërbejnë për sulme me rreze të gjatë në tokë

Mot i vranët dhe me riga shiu

Ndryshon moti, java e ardhshme me reshje shiu e bore

Trepça fiton derbin ndaj Bashkimit

Trepça fiton derbin ndaj Bashkimit

​Parashikimet për Oscars 2026: Kush do të fitojë dhe kush duhet të fitojë?

​Parashikimet për Oscars 2026: Kush do të fitojë dhe kush duhet të fitojë?

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës

Kryeministri kroat kritikon BE-në: Sulmi në Banjskë kaloi sikur nuk ndodhi asgjë

Plenkoviq: Raketat hipersonike të Serbisë shërbejnë për sulme me rreze të gjatë në tokë

Qytetarët ankohen për mungesë barnash në QKUK

Pensionistët të pakënaqur me rritjen prej 20%, paralajmërojnë protestë

Për katër vjet 20 mijë pensionistë më shumë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën