TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

3 këshilla për të qenë plot shëndet në vjeshtë

by teve1
3 muaj ago
1
A A
3 këshilla për të qenë plot shëndet në vjeshtë

Couple Throwing Autumn Leaves In The Air

Ditët e gjata verore fillojnë të zhduken, fillon të fryjë më shumë erë, gjethet thahen e bien nga pemët, mëngjesi dhe darka janë më të freskëta: ka ardhur vjeshta!

Kjo stinë është për tokën një periudhë ndryshimi, e cila mund të jetë e vështirë edhe për trupin tonë të mësuar me nxehtësinë dhe “lehtësinë” e verës.

Kemi përzgjedhur tri këshilla të thjeshta për të përballuar më mirë vjeshtën…

Forconi imunitetin

Ndryshimi i stinëve është një periudhë kritike edhe për sistemin tonë imunitar dhe është pikërisht ky momenti më i mirë për ta përforcuar e të jemi të përgatitur e të fortë në dimër. Edhe në këtë rast ndihma e parë e një rëndësie thelbësore vjen nga ushqimi: pini shumë, hani çdo ditë ushqime krudo, perime të pjekura, fruta (edhe të thata) shtoni konsumimin e ushqimeve që përmbajnë vitaminë C. Pastaj keni edhe zgjidhjet natyrale për të përforcuar mbrojtjet e imunitetit, si: trëndafil i egër, sambuko, hudhër, zink, propolis, etj.

Si në farmaci apo erboristeri mundeni të gjeni produkte të ndryshme të gatshme, të përgatitura me një përzierje bimësh mjekësore, enkas për të forcuar sistemin imunitar.

Pushoni sa më shumë

Vjeshta është momenti ideal për të hyrë në letargji, por fatkeqësisht nuk mund ta bëjmë këtë gjë. Sigurisht që mundemi të pushojmë pak më shumë, nëse kemi nevojë ose të paktën të ngadalësojmë ritmin frenetik. Gjumi i mjaftueshëm (rreth tetë orë) është i rëndësishëm dhe do të ishte mirë nëse do të mësoheshim me ritme të njëjta ose të ngjashme çdo ditë. Më saktë, të flemë në të njëjtën orë dhe të zgjohemi në të njëjtën orë. Një këshillë e mirë që mund të jetë e vlefshme përgjatë gjithë vitit është që të hani të paktën dy-tri orë para se të flini. Në këtë mënyrë thjeshtësohet tretja dhe e njëjta gjë ndodh edhe me gjumin tuaj.

Kujdesuni për veten

Është shumë e rëndësishme që në këtë stinë t’i jepni vetes disa momente relaksi, si: duke bërë një banjo të ngrohtë, të shihini një film, të lexoni një libër, të pini një gotë çaj, të dëgjoni muzikë, etj. Këto gjëra janë të rëndësishme për të rimarrë energjinë e humbur dhe të ndihmoni edhe trurin tuaj. Me ndihmën e partnerit, por edhe vetë, mund t’i dhuroni vetes masazhe qetësuese duke përdorur për shembull vaj bajamesh të ëmbla ose vaj farash susami (të ngrohur në banjo mari për 5 minuta), ndoshta edhe duke përdorur vaj esencial. Një këshillë e mirë është që të meditoni për të paktën 10 minuta çdo ditë, duke u ulur në një pozicion të rehatshëm, me sytë mbyllur dhe të relaksoheni duke marrë frymë në mënyrë të lehtë e të thellë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shenjat që tregojnë se jeni të lodhur shpirtërisht, jo fizikisht

Shenjat që tregojnë se jeni të lodhur shpirtërisht, jo fizikisht

Gjashtë ushqimet më të mira për shëndetin e syve

Gjashtë ushqimet më të mira për shëndetin e syve

Pse duhet ta shmangni konsumin e ujit të gazuar

Pse duhet ta shmangni konsumin e ujit të gazuar

Si trajtohen ndrydhjet: Metoda që ndihmojnë rikuperimin e ligamenteve të tendosura

Si trajtohen ndrydhjet: Metoda që ndihmojnë rikuperimin e ligamenteve të tendosura

Zhvillohet procesi i verifikimit, KQZ: Ditë më vonë nis numërimi i votave të diasporës

KQZ: Rezultatet përfundimtare pas përfundimit të shqyrtimit të ankesave

Rama: Bashkëpunimi me Turqinë mbetet i rëndësishëm për zhvillimin e kryeqytit

Rama: Bashkëpunimi me Turqinë mbetet i rëndësishëm për zhvillimin e kryeqytit

​Anulohet seanca për rastin e Nagip Krasniqit, shkak avancimi i kryetarit të trupit gjykues

​Anulohet seanca për rastin e Nagip Krasniqit, shkak avancimi i kryetarit të trupit gjykues

Tre të vdekur si pasojë e një aksidenti në Turqi

Tre të vdekur si pasojë e një aksidenti në Turqi

Policia në Pejë thirrje autolarjeve: Kujdes në derdhjen e ujërave, po shkaktoni ngrica

Policia në Pejë thirrje autolarjeve: Kujdes në derdhjen e ujërave, po shkaktoni ngrica

KRU “Mitrovica” paralajmëron ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona

KRU “Mitrovica” paralajmëron ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona

Anulohet seanca në rastin e njohur si “53-milionëshi”

Anulohet seanca në rastin e njohur si “53-milionëshi”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën