TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zgjatet edhe për dy vite aplikimi për njohjen e statusit për të dhunuarit seksualisht gjatë luftës

by TËVË 1
4 vjet ago
0
A A
Zgjatet edhe për dy vite aplikimi për njohjen e statusit për të dhunuarit seksualisht gjatë luftës

Qeveria e Kosovës, gjatë mbledhjes së sotme ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-054 për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Personat e dhunuar gjatë luftës, Viktimave Civile dhe Familjarëve të tyre, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr.04/L-172.

Për këtë Projektligj, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vazhdon procesi i aplikimit për njohjen e statusit të mbijetuarve  të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, raporton teve1.info.

“Me këtë Projektligj ne vazhdojmë procesin e aplikimit për njohjen e statusit të mbijetuarve, të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës nga këtu ju bëj thirrje të mbijetuarve që të aplikojnë dhe ta realizojnë të drejtën e tyre të garantuar me ligj në një proces i cili është konfidencial. Të mbijetuarit e dhunës seksuale gra e burra, kanë nevojë për drejtësi kanë nevojë edhe për përkrahjen tonë shoqërore për të luftuar stigmen me të cilën ende përballemi”, tha kryeministri Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë.

Ndërkohë, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se afati për aplikimin e njohjes së statusit për personat që kanë përjetuar dhunë seksuale është shtyrë edhe për dy vite të tjera, përkatësisht me datë 15 maj 2025.

“Të gjithë personat të cilët kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës kanë pasur mundësinë që të parashtrojnë kërkesë për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës deri më datë 05 shkurt të këtij viti dhe me njohjen e statusit mundësohet edhe e drejta në mbështetje dhe beneficione tjera të përcaktuar në këtë ligj. Duke konsideruar ndjeshmërinë dhe komplicitetin e trajtimit të rasteve të dhunës seksuale  dhe njëkohësisht faktorët shoqërorë të cilët mund të ndikojnë në raste të tilla që hezitojnë të lajmërohen në organet kompetente e po ashtu marrë parasysh edhe faktin e vështirësive të krijuara gjatë pandemisë kur është pamundësuar lëvizja e lirë, e kemi vlerësuar që është e domosdoshme që ky afat të shtyhet edhe për dy vite të tjera. Pra, aplikimi për njohjen e statusit për gjithë personat që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës të vazhdohet edhe për dy vite të tjera, konkretisht deri më datë 15 maj të vitit 2025”.

Anëtari i sekretarisë së komisionit, Labinot Bala, më parë ka treguar se që nga fillimi i procesit të njohjes së statusit komisioni ka pranuar gjithsej 1935 aplikacione. Ndërkaq, drejtoresha e QKRMT-së, Feride Rushiti ka thënë se kanë dorëzuar rekomandimet e tyre, me kërkesën që afati për aplikim të mos kufizohet në dy vitet e ardhshme, meqë krimet e luftës nuk parashkruhen.

Më 2018, Komisioni Qeveritar ka nisur punën për njohjen dhe verifikimi e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë, derisa afati kishte përfunduar më 5 shkurt të këtij viti./teve1.info/
Tags: dhuna seksualembledhja e QeveriseNjohja e statusit
ShareTweet

Postime të ngjashme

​35 vjet nga referendumi për Pavarësi të Kosovës

​35 vjet nga referendumi për Pavarësi të Kosovës

​28 vjet nga masakra e Abrisë së Epërme

​28 vjet nga masakra e Abrisë së Epërme

Moti për sot

E shtuna me reshje shiu

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti për ditën e shtunë, temperaturat deri në 18 gradë

Rama në SHBA: Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin

​Rama propozon marrëveshje botërore për “AI”: Inteligjenca artificiale të mos mbetet privilegj i vendeve të pasura

​35 vjet nga referendumi për Pavarësi të Kosovës

​35 vjet nga referendumi për Pavarësi të Kosovës

​28 vjet nga masakra e Abrisë së Epërme

​28 vjet nga masakra e Abrisë së Epërme

Moti për sot

E shtuna me reshje shiu

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti për ditën e shtunë, temperaturat deri në 18 gradë

Çollaku: Ramush Haradinaj mund ta kryejë shumë mirë rolin e presidentit të Kosovës

Çollaku: Ramush Haradinaj mund ta kryejë shumë mirë rolin e presidentit të Kosovës

Zidane debuton me fitore në krye të Francës, triumfon në udhëtim ndaj Turqisë

Zidane debuton me fitore në krye të Francës, triumfon në udhëtim ndaj Turqisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën